Mediat kineze kanë nisur një sulm të përbashkët ndaj presidentit amerikan Donald Trump dhe masave të ndërmarra prej tij, duke i konsideruar këto të fundit si të gabuara.
Sa i takon tarifave të reja që Trump ka vendosur ndaj mallrave kineze, një nga mediat e vendit ka shkruajtur:
“Ndjekja e rrugës së zgjerimit dhe hapjes është reagimi më i mirë i Kinës ndaj kontradiktave tregtare që ka me SHBA, që gjithashtu është përgjegjësi e vendeve të mëdha ndaj botës. I zgjuari ndërton ura, ndërsa budallai ndërton mure”, shkruhet në një opinion të agjensisë së lajmeve Xinhua.
Ndërsa në organin e shtypit të Partisë Komuniste, në gazetën “E Përditshmja e Popullit”, dënohet ashpër pozicionimi i administratës amerikane për të qenë shkaktarja e kaosit në ekonominë globale.
Të premten, Trump lajmëroi tarifat e reja prej 25% ndaj 50 miliardë dollarëve mallra kineze. Ai e arsyetoi vendosjen e këtyre tarifave me faktin se Kina rrëmben të drejtat e autorit.
Vendimi i Trump u shoqërua menjëherë nga reagimi i Pekinit, i cili miratoi tarifa të reja që do të hyjnë në fuqi më 6 korrik.
Megjithatë, duket se autoritetet kineze ende besojnë se lufta tregtare mund të shmanget, pasi në gazetën “Global Times” shkruhet se ndryshimet e vogla të qëndrimit nga administrata Trump bëjnë të mendohet se është ende herët për të shpallur luftën tregtare.
s.a/dita

Mallrave kineze jo t’u rriten doganat, por te vendoset me ligj qe te mos hyjne fare ne Amerike dhe vende te tjera, mallra jashte cdo lloj standarti, te nje cilesie surrogato dhe me nje kohe perdorimi shume te shkurter.
Mallrat kineze vlejne vetem per te vdekurit se ata nuk levizin dhe nuk kane cfare te perdorin e ti vene ne pune.