Një grup prokurorësh dhe oficerësh të policisë gjyqësore në Shqipëri kanë udhëtuar drejt Belgjikës për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të një grupi shqiptarësh, të cilët dyshohet se kanë kryer të paktën 40 grabitje banesash me dhunë.
Bëhet fjalë për arrestimin e tre personave në Shqipëri dhe të pesë të tjerëve në shtetin belg në kuadër të operacionit “Picaso”.
Pas goditjes së grupit në fund të marsit, hetuesit zbarkuan në shtetin belg, për të siguruar prej andej prova për të paraburgosurit në Shqipëri.
Kjo për faktin se aktivitetin kriminal e kanë kryer në disa zona të Belgjikës, dhe vetëm në këtë mënyrë do të provohej fajësia e tyre.
Pjesa më e madhe e provave, por edhe e deklarimeve që kanë dhënë pesë të arrestuarit atje, janë marrë nga hetuesit shqiptarë ndërsa materialet e tjera kanë mbërritur përmes letërporosisë dhe po përkthehen në Ministrinë e Drejtësisë.
Burime pranë Prokurorisë për Krime të Rënda thanë se në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohen si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.
Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të nisë hetimet ndaj tyre, fill pas një informacioni të ardhur nga autoritetet belge.
Prokurori Besnik Muci urdhëroi kontrollet në disa banesa në Tiranë, Krujë dhe Laç, ku u gjetën bizhuteri të ndryshme me vlera të konsiderueshme.
Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat e vjedhjes së kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa po hetohen edhe për pastrim parash, pasi vlerat monetare që kanë përfituar nga shitja e bizhuterive apo sendeve të tjera të vjedhura i kanë investuar në Shqipëri.
s.a/dita

BENI ANALIZAT E ÇIZMEVE TE MONES E GJERDANEVE TE SHQINES….
O Hetues Shqiptare qe udhetoni me taksat tona ne Belgjike ,pse nuk hetoni te gjithe peshqit e medhenj shqiptare qe kane ndertuar ne troje te vjedhura ,vila ,rezorte dhe hotele me pishina . Zoti te mari hak mbi ju ,o legena hetues .