“Dua të fitoj Botërorin, jo Topin e Artë!”

Dita

Futbollisti Neymar ka deklaruar se për të gjëja më e rëndësishme është fitorja e turneut dhe jo e Topit të Artë.

“Nuk dua të jem më i miri në botë, dua të fitoj kupën. Unë jam i gatshëm të bëj çfarë duhet për të fituar kupën dhe të tregoj formën time më të mirë”, është shprehur ai.

Braziliani humbi muajt e fundit të sezonit me “Paris Saint-Germain” nga dëmtimi i marrë, por tani është aftësuar plotësisht dhe këtë gjë ai e ka demonstruar në dy ndeshjet miqësore që ka luajtur me Brazilin para fillimit të Botërorit, tek ato kundër Kroacisë dhe Austrisë.

“Përpiqem gjithmonë të jap më të mirën time. Unë nuk di se si të godas ose të shënoj shumë mirë, por di si të dribloj mirë”, ka thënë ylli brazilian.

Paraqitja e parë e Brazilit në Botërorin “Rusi 2018” është këtë të dielë kundër Zvicrës në orën 20.00.

Më 22 qershor do të ndeshet me Kosta Rikën dhe me Serbinë pesë ditë më pas.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *