Katër policë kanë mbetur të plagosur pas një përleshjeje mes të burgosurve në burgun e të miturve në Bolonjë të Italisë.
Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në mensën e burgut, teksa protagonistë të sherrit kanë qenë shqiptarë dhe tunizianë.
Mediat italiane thonë se një prej katër oficerëve të plagosur është goditur me karrige përgjatë sherrit që filloi për shkak të njërit prej të burgosurve, i cili ishte larguar më parë nga burgu i të miturve për shkaqe rendi e sigurie.
Autoritetet kanë kërkuar dënim ndaj të burgosurve të përfshirë në sherr, ndërkohë që, kanë shprehur edhe pakënaqësinë për rikthimin e personit të larguar më parë si shkaktar trazirash.
s.a/dita
