Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Levekursen të Gjermanisë, ku një shqiptare 58-vjeçare ka lindur një djalë, shkruajnë mediat gjermane.
“Është një djalë i shëndetshëm, 3360 gramë në peshë dhe 53 centimetra në madhësi,”-raporton spitali Leverkusen, përcjell albinfo.ch.
Nëna Flora ka pagëzuar djalin me emrin Florian, dhe të dytë raportohet se janë mirë.
Ndërkohë, babai është Sjdi, 72-vjeçar, i cili ishte shumë i lumtur, duke theksuar se kanë pritur 24 vite për të pasur një djalë.
“Ai është kaq i bukur. Gjithashtu ka sytë dhe hundën time. Kjo është një mrekulli,”-thotë 72-vjeçari.
Madje të mrekulluar kanë qenë edhe gjinekologet në Spitalin e Leverkusenit, duke theksuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.
“Një lindje në moshën 58-vjeçare nuk ka ndodhur më parë,”-shprehet njëra prej tyre. /albinfo.ch/
a.s/dita

I shkofte jeta mbare,me shendet dhe jetegjate.Mbasi prinderit e moshuar do e lejne vetem vogelushin e pafajshem.Qe te mos ndodhin kjo fatkqesei uroj qe qofte edhe njerit nga te dy te rrojne te pakten edhe nja 30 vite.
Mbaresi
Me siguri kane genjyer per moshen per te dale heret ne pension. Ose jane aq te lodhur nga jeta saqe duken 10-15 vjet me te medhenj se sa jane ne te vertete.
In vitro ose normal, pasi shtatzania ne ate moshe pak e eshte veshtir