Peruanët kanë pritur 36 vite që kombëtarja e tyre të rikthehet në Kupën e Botës. E për këtë arsye është i kuptueshëm entuziazmi i tifozëve të cilët janë të paduruar që të shikojnë përfaqësuesen.
Sfida e parë e Perusë ishte kundër Danimarkës, ku ata humbën me rezultatin 0-1, edhe pse krijuan shanse të shumta.
Por ndeshja kundër nordikëve tërhoqi një interes të jashtëzakonshëm në shtetin amerikano latin, duke paralizuar gjithçka.
Në Peru, sytë e miliona shtetasve ishin fokusuar në televizorë dhe në ekranet gjigante për të parë kombëtaren e tyre.
Një video në një objekt në ndërtim është bërë mjaft virale në internet.
Protagonistë janë një grup punëtorësh ndërtimi, të cilët kanë lënë veglat në tokë dhe akne veshur fanellat e Perusë e këndojnë e kërcejnë në sinkron në mbështetje të ekipit të futbollit.
Në padije se po filmoheshin, ata kanë dhuruar spektaklin e tyre duke tërhequr jo pak vëmendje.
Sigurisht që edhe pronari e ka ditur se nuk mund të bënte asgjë për të ndalur pasionin e këtyre djemve, të cilët asgjë nuk mund t’i ndalte për të parë Perunë e tyre.
Only the World Cup can make everyone drop everything like thishttps://t.co/POoXr5TnA4
— SB Nation (@SBNation) June 16, 2018
a.s/dita
