Përplasje me armë mes bandave në Athinë, dy të plagosur

Leda Hysa

 

Një përleshje midis disa shqiptarëve dhe rusëve ka çuar deri në përdorimin e armëve në lagjen ‘Peristeri’ të Athinës.

Përplasja ka ndodhur mesditën e sotme në kryqëzimin e rrugëve ‘Sarantaporou’ me ‘Veaki Streetnjë’.

Mediat vendase raportojnë se një shqiptar dhe një rus kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e qytetit.

Grupi i shqiptarëve dhe rusëve dolën në rrugë dhe kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit në një zonë të populluar, duke terrorizuar dhe vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar 8 gëzhoja dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *