Armando Vajushi vazhdon të jetë nën shënjestrën e klubeve të huaj. Futbollisti kuqezi është duke kaluar momente të shkëlqyera te Liteksi, çka është konvertuar edhe në rezultatet të mira për skuadrën. Shkodrani është ndër lojtarët më të rëndësishëm, megjithatë skuadra e Loveçit mund ta shesë nëse i vjen ndonjë ofertë e mirë nga jashtë Bullgarisë. Të dielën në mbrëmje, në stadium kanë qenë të dërguar të klubit francez Valensien që kanë parë Vajushin dhe mbrojtësin e djathtë Popov në ndeshjen kundër Levskit të Sofjes, mbyllur në barazim.
