Ndeshja Meksikë-Gjermani, komentatori ironizon humbjen

Dita

Komentatori gjerman në televizionin ZDF, Oliver Velke i është kundërvënë kombëtares së tij, në lidhje me disfatën e tyre në ndeshjen e luajtur sot me Meksikën.

Velke ironizon me faktin se Meksika po luante shumë më mirë se Gjermania dhe këtë ai e shpreh duke thënë se “kampionët e botës në të vërtetë janë ata me fanela të bardha në fushë dhe jo ata me jeshile”.

Komentatori ka përdorur pikërisht brenda ironisë së tij ngjyrën e fanelës, pasi sikurse dihet, Gjermania më parë ka pasur edhe fanelë jeshile dhe kjo gjë mund t’i ketë konfuzuar tifozët në ndeshjen e sotme, pasi një rezultat i tillë nuk ishte parashikuar se do të korrej nga kampionët e botës.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *