Hetimet për Rusinë, avokati këshillon Trump të mos falë askënd

Dita

Një nga avokatët  e Presidentit Trump ka thënë të dielën se e ka këshilluar këtë të fundit të mos falë askënd që ka pasur lidhje me hetimet mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, pasi kështu do të krijohej përshtypja se ka patur shkelje.

Rudy Giuliani tha në një intervistë për rrjetin CNN se nuk do të falet asnjë individ që ka qenë nën hetimet e Prokurorit Mueller.

Megjithatë, ai shtoi se nuk do të përjashtohet mundësia e faljeve presidenciale gjatë muajve të ardhshëm, por vetëm në rast se ndodh që Trump të arrijë në përfundimin se një person është trajtuar në mënyrë të padrejtë.

Ish-drejtuesi i fushatës presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort u arrestua javën e kaluar,nën akuzën se është përpjekur të pengojë drejtësinë përmes presionit të ushtruar përkundrejt dëshmitarëve.

Ka qenë pikërisht arrestimi i tij i cili ka zgjuar pyetjen nëse Presidenti Trump do të ushtrojë faljen e tij, sidomos tek ish-bashkëpunëtorët e tij.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *