Një dyqan celularësh është grabitur në Gjirokastër dhe është vjedhur kasaforta e të hollave.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit dhe nuk raportohet sasia e lekëve të vjedhura.
Grabitësit kanë përdorur doreza, për të mos lënë gjurmë gishtash dhe janë larguar menjëherë me makinë, ndërkohë gjithçka është kryer kur patrulla e policisë ka qenë jo më larg se 100 metra.
Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë të dyqanit, ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e dhe kapjen e autorëve.
l.h/ dita
