Thirrje në Parlament për grusht shteti, arrestohet deputeti grek

Dita

Deputeti grek i Agimit të Artë, Konstandinos Barbarius është arrestuar tre ditë pasi prokuroria greke ka urdhëruar për të ndjekje penale bazuar në akuzën për tradhti të lartë ndaj atdheut.

Barabarusis i ka shpëtuar mbrëmjes së të shtunës një kontrolli të policisë greke duke u larguar me shpejtësi, ndërsa sot ai është arrestuar në lagjen Pendeli, pas një operacioni të antiterrorit grek dhe bashkë me të është shoqëruar në polici edhe një person që e strehonte.

Deputeti neonazist ka bërë ditën e premte thirrje në parlament për grusht shteti, teksa kërkonte që ushtria të arrestonte presidentin e Greqisë dhe kryeministrin e saj.

Thirrja e tij për grusht shteti është bërë në ditën e dytë të diskutimeve për mocionin e mosbesimit që ka dorëzuar kreu i opozitës konservatore, Kyriakos Mitsotakis, ndaj qeverisë Tsipras  në lidhje me arritjen e marrëveshjes së emrit me Maqedoninë.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Kurioziteti me shtyne te dije mbi te drejten e arrestimit.
    Iu hoq imuniteti qe e arrestuane.Apo nuk pyten fare per imunitet por prangat nder duar.
    Sepse tradheti ndaj atdheut kemi dhe ne ketu ne Shqiperi.Konkretisht:Shitja apo falja e detit grekut,merreni si te doni,kjo asht paster tradheti kom,betare.
    Nga ky argument grek dhe ne keto kushte.Cfare pritni qe nuk i arrestoni Berishen bashk me Bashen.Faktet i keni me firme dhe vule qeveritare dhe jo zanore si e grekut qe e arrestuat ne pranga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *