Aksident në autostradën Laç-Lezhë, humb jetën kalimtarja

Dita

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 23:50 minuta në autostradën Laç-Lezhë, ku ka humbur jetën një shtetase.

Dyshohet se bëhet fjalë për 63-vjeçaren me inicialet P.P., nga Shkodra.

Forcat policore mendojnë se viktima i ka prerë rrugën një mjeti tip Benz, që po udhëtonte drejt Lezhës.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i autoveturës, 54-vjeçari L.Gj. nga Puka, është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme proceduriale.

Aktualisht rruga është e bllokuar në të dy krahët, ndërsa radhët e mjeteve kanë shkuar deri në 2-3 kilometra.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe zhbllokimin e qarkullimit.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *