Goglat e shortit kanë përcaktuar nga Nioni i Zvicrës kundërshtarët e parë të Kukësit dhe Shkëndijës së Tetovës në rrugëtimin e tyre europian.
Kukësi do ta luajë ndeshjen e parë brenda me Valletën e Maltës, ndërsa Shkëndija do ta luajë ndeshjen e parë brenda me TNS ( The New Saints) të Uellsit.
31 ekipeve pjesëmarrëse të këtij raundi do t’iu shtohet edhe fituesi i turit parakualifikues, mes 4 skuadrave ku bën pjesë edhe Drita e Kosovës.
Ndeshjet e raundit të parë kualifikues do të luhen në datat 10/11 korrik dhe ato të kthimit më 17/18 korrik.
Ekipet që nuk do të mund të ecin më tej, do të kalojnë në raundin e dytë kualifikues të Europa League.
