Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, duke folur gjatë një aktiviteti në Jalë, ka thënë se zgjedhjet e 23 qershorit, kanë qenë po aq historike sa ato të vitit 1992.
“Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin historike dhe po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin.
Këtë radhë, PS-ja punoi më fort e mori 90 mijë vota më shumë. I rëndësishëm për SHBA-në është konsolidimi i demokracisë,”- tha ambasadori amerikan.
Arvizu, duke folur për fushatën, vuri në dukje se “gjatë saj pati përpjekje që feja të kthehej në çështje elektorale, përpjekje për të krijuar ndarje veri-jug, por që të dyja këto përpjekje dështuan”.
Deklaratat e Arvizusë janë bërë gjatë aktivitetit të Lëvizjes Rinore për Integrim
Arvizu referoi sot mbi temën “Vizioni i SHBA-së për Shqipërinë dhe Ballkanin” duke theksuar ndër të tjera se “vendosja e ligjit është me shumë rëndësi. Kjo gjë përfaqëson vlerat e demokracisë. SHBA ka investuar miliona dollarë për funksionimin e ligjeve dhe tashmë po punojmë me Prokurorinë për çështjet e drejtësisë dhe me Policinë.
Por, nëse njerëzit nuk paguhen, nuk mund të luftohet korrupsioni. Rritja ekonomike dhe lufta kundër korrupsionit duhet të ecin parallel”.

Fale Amerikaneve qe mbeshteten ne keto 23 demokarcine shqipetare jane bere gjithe keto ndryshime…Eshte rindertuar ambasada amerikane, jane blere arme te reja borxh amerikaneve, eshte sturkturuar CIA ne Tirane, agjentet e saj dhe te FBI bejne palle qejfi ne hotelet luksose te Tiranes ne me kurvat dhe pederet e Tiranes…Fale amerikaneve, Shqiperia po ecen drejt nje shkaterrimi tjeter, me i hedhe dhe dhe i pameshirshem se i pari…ai do te jete suksesi i madh i te korruptuarve qe vine nga Amerika… mos e harruat valle se korrupsioni eshte pjelle e imperializmit amerikan ???? Pastaj shiten te gjithe si profesore te demokracise…..Japin leksione hajduteve qe drejtojne shqiperine e sotme…hiqen si moraliste….majmunet per kopesht zologjik…..te pagopurit….japin ndihme amerikanet ??? kujt valle i kan dhene pa ja futur 10 -20 here me shume se ndihma qe i kan dhene ???
O ARVIZU! Me 22 – 23 janar 2011 na the berisha ka vepru si Burr SHTETI! E ku na dole i persekutum ti e LALaaaaaaaa/