Telefonata anonime që zbuloi përdhunimin e 11-vjeçares nga mësuesi

Dita

Një e mitur 11-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj 63-vjeçar në Lutinje të Tepelenës.

Prindërit e vajzës e kanë denoncuar mësuesin, por ndaj tij gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’, ndonëse Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’.

Ata kanë rrëfyer në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ se e kundërshtojnë vendimin e Gjykatës dhe se vajza e tyre sapo ka mësuar për lirimin e mësuesit Myzo Dida, ka tentuar vetëvrasjen.

Të pyetur për faktin sesi e kishin marrë vesh abuzimin që i bëhej vajzës, ata thanë se fillimisht kishin marrë një telefonatë anonime.

“Ne kemi marrë një telefonatë anonime ku thoshin: “I thoni atyre prindërve se vajza e tyre është abuzuar ne shkolle.” Shkova fola me vajzën dhe ajo filloi të qajë, tha se nuk na kishte treguar se kishte frikë se do e rrihte babi. Unë nuk kam kuptuar asgjë, por vajza më thoshte më dhemb koka nuk shkoj dot në shkollë. Nuk më thoshte se çfarë ndodhte në shkollë. Vajza nuk është shprehur.

Unë ndoqa rrugën ligjore se mendova se ka shtet. Me mësuesin nuk kemi folur për këtë çështje, por ne e njihnim personalisht atë më përpara. Mësuesi na thoshte që vajza është pak dobët. Kemi mësuar se ai i thoshte vajzës se do të mbys po i the babait, do të pres kokën me thikë”, ka thënë i ati i vajzës, Besnik Mucodemi.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *