Asgjësohen 300 rrënjë kanabis në Vlorë

Leda Hysa

Policia e Vlorës ka asgjësuar 300 bimë kanabis në vendin e quajtur Pylli i Akërnisë.

Për këtë rast është proceduar penalisht 47 vjeçari me inicialet V.M me funksion roje mjedisi në A.K.Z.M.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë  V.Nune, 61 vjeç, banues në Novoselë, pasi në vendin e quajtur “Sinanaj”, në fshatin Vergo, Delvinë i janë gjetur dhe asgjësuar 265 bimë narkotike fidanë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kultivimi bimëve narkotike” dhe ”Shpërdorimi detyrës”.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *