Berisha heq pjesën ku cilëson të papranueshme dhe absurde ndërhyrjen e Greqisë

redaktor

Berisha, ka vetëcensuruar deklaratën e lëshuar nga Kryeministria në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Përmet. Gjatë një postimi të bërë në Facebook, Berisha ka hequr pjesën ku ai e cilëson si të papranueshme dhe absurde ndërhyrjen e Greqisë.

Postimi i Berishës në Facebook

“Te dashur miq, dy dite me pare permbarimi privat ekzekutoi ne Permet nje vendim perfundimtar gjyqesor te vitit 2002 per ti kthyer bashkise se ketij qyteti nje prone e cila gjate diktatures ka qene pallat kulture, por qe sipas autoriteteve kishtare te vendit me pare ka qene kishe. Ne kete prone qe prej vitit 1999 eshte vendosur kisha ortodokse e qytetit te Permetit.

Sigurisht zbatimi i vendimeve te gjykatave eshte themeli i funksionimit te shtetit ligjor. Por skenat e rrembimit te objekteve te shenjta nga permbarimi gjate ekzekutimit te vendimit, rikthyen ne kujtese pamje te kohes se barbarise hoxhiste mbi institucionet e kultit. Ato lenduan rende ndjenjat e te gjithe besimtareve ortodoks dhe ne teresi te te gjithe besimtareve shqiptare. Por qendrimet e disa qytetareve dhe deklaratat e nxituara te ndonje kleriku te bera dje ne Permet ishin te gabuara.

Une vleresoj dialogun qe nisi sot midis autoriteteve te bashkise dhe kishes ne Permet per zgjidhjen e problemit dhe i kam kerkuar Kryetarit te Komitetit te Kulteve te bashkepunoje me palet per nje zgjidhje perfundimtare jashte te gjitha abuziviteteve dhe praktikave ateiste. Sb

Deklarata e Kryeministrisë

Prej dy ditësh skena jo të denja janë regjistruar në Përmet. Përmbarimi privat ka ekzektutuar një vendim përfundimtar gjyqësor të vitit 2002, i cili i ka kthyer Bashkisë së qytetit të Përmetit një lokal që gjatë diktaturës ka qenë pallat kulture, por që sipas autoriteteve kishtare të vendit më parë ka qenë kishë dhe që prej vitit 1999 është kisha ortodokse e këtij qyteti.

Kryeministri vlerëson se zbatimi i vendimeve të gjykatave është themeli i funksionimit te shtetit ligjor por nga ana tjetër skenat e rrëmbimit të objekteve të shenjta nga përmbarimi privat gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor të 11 viteve më parë, rikthyen për shqiptarët pamje të kohës së barbarisë hoxhiste mbi institucionet e kultit.

Ky ishte një ofendim i rëndë për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe për të gjithë besimtarët shqiptarë.

Kryeministri  thekson gjithashtu se qëndrimet e djeshme të disa qytetarëve por dhe të ndonjë të kleriku ishin të gabuara.

Kryeministri vlerëson dialogun e sotëm midis autoriteteve të Bashkisë së Përmetit dhe atyre fetare dhe i ka kërkuar Kryetarit  te Komitetit te Kulteve që së bashku me këto autoritete të bëjnë verifikimet e nevojshme dhe propozimet respektive për një zgjidhje përfundimtare jashtë të gjitha abuziviteteve dhe praktikave të dënueshme ateiste.

Kryeministri konsideron të papranueshme dhe ndërhyrje absurde në punët e brendshme të Shqipërisë deklaratën e djeshme të autoriteteve greke. Shqiperia ka të gjitha mundësitë dhe mjetet ligjore për garantimin e shtetit të së drejtës, veprimtarisë normale të institucioneve të vendit dhe atyre të huaja si dhe për t’iu përgjigjur shkelësve të rendit dhe provokimeve të cdo lloj.

Share This Article
14 Comments
  • PSE SALIU HEDH GURIN DHE FSHEH DOREN?

    Njesoj sikur bente edhe mesuesi i tij Enver Hoxha vite me pare kur i vuri kazmen kishave dhe xhamijave me ane te rinise dallkauke komuniste? Saliu duke mos kuptuar fare detyren e kryeministrit te vendit derisa ta dorrezoje ate, flet per ateizem enverist kur e ka lene Gjyqesorin e zgjedhur fije per pe prej tij dhe ne sherbim vetem te pushtetit te tij te jape vendime qesharake per prishje Kishe ne Permet. Si ne asnje vend tjeter te Botes. Po keshtu vepronte edhe Enveri o Sali enveristi. Hidhte gurin per dhe fshihte doren. Dhe kur kryeministri i vendit vepron si skuth dhe nuk SHTETI nuk reagon fare per sakrilegje kunder Kishes ne nje vend fqinj, kjo i jep te drejten jo vetem grekeve te reagojne ashper per ateizmin agresiv albanez, por edhe gjithe Botes mbare.

  • PSE SALIU HEDH GURIN DHE FSHEH DOREN?
    Njesoj sikur bente edhe mesuesi i tij Enver Hoxha vite me pare kur i vuri kazmen kishave dhe xhamijave me ane te rinise dallkauke komuniste? Saliu duke mos kuptuar fare detyren e kryeministrit te vendit derisa ta dorrezoje ate, flet per ateizem enverist kur e ka lene Gjyqesorin e zgjedhur fije per pe prej tij dhe ne sherbim vetem te pushtetit te tij te jape vendime qesharake per prishje Kishe ne Permet. Si ne asnje vend tjeter te Botes. Po keshtu vepronte edhe Enver o Sali enveristi. Hidhte gurin per dhe fshihte doren. Dhe kur kryeministri i vendit vepron si skuth dhe kur SHTETI nuk reagon fare per sakrilegje kunder Kishes ne nje vend fqinj, kjo i jep te drejten jo vetem grekeve te reagojne ashper per ateizmin agresiv albanez, por edhe gjithe Botes mbare.

  • Ky shpellar verior, ky skizofren verior … gjithmone ka percare dhe vjedhur Shqiperine duhet dale para ligjit duke perfunduar ne burg.

  • Une nuk kuptoje azgje nga kjo deklarate e ish K/Ministrit .Le te presim ta degjojme perseri me qarte .Ndoshta zhurmat e 23 Qershorit i ka marre veshet dhe mendjen.

  • Oooo Popull!…

    SALA PO GATIT GJEMEN !
    (Dhembje dhe umor…)

    Kisha e permetit,
    Shqupi,ne Tirane,
    Jane stisur kastile,
    nga ky sharlatan.

    Tash atje po fle
    mendja jone e gjore,
    andej sali bisha,
    ze e mbledh taborr!

    Ne mendjen nga kisha,
    ne mendjen te shqupi…
    Ketej sali bisha,
    me mendjen te grushti.

    Nuk ka rruge te dyte,
    ky sua hajduti.
    se ky tekahyt,
    eshte dhe mut stermuti!

    Biles,qe ne breza…
    ( Brezat te me falin )
    dhe pse vet ata,
    na poftisen djallin.

    biles dhe me brire,
    u duk qe kur erdhi,
    ” Mosni,mos e qasni ”
    Pat then vet Enveri!.

    Fliste qe nga varri :
    ” Mos beni gabim,
    Te vini ne krye,
    infermerin tim!”

    “Sepse,eshte gjarper,
    nje gjarper me hije,
    Ne fillim te duket
    si gjarper shtepie!… ”

    ” Qe nga anet tona,
    Vitore i flasim,
    Biles e ushqejme,
    edhe,nuk e ngasim….

    ” Vec kur e kuptova!,
    (Jesh i semur rende )
    Ndaj dhe dote s’ja q…
    nenen mu ne v…

    Kaq pat thene Enveri
    si gjithenje i prere!
    Se nje llaf esnafi,
    s’ta thoshte dy here.

    Ndaj dhe ne s’e qasem,
    salush ulerimen…
    Ju kolis te djathtes,
    sa i gjeti vrimen…

    Ama,kjo e djathte,
    ende nuk eshte thare!
    Dhe pema fisnike,
    ka celur lastar…

    Qe, Atij te vrimes…
    ( Te mbledhur kular )
    Te ja thyejne vezet,
    t’a shuajne si fare…

    Edhe kjo do ndodh,
    Priteni shtatorin…
    Nese horri mbush,
    me horra Taborrin!

    Ndaj i themi bishes,
    kot,mos hajde rrotull,
    Per te miren tende,
    mbathja per ne strofull…

    Se sterralli,eshka
    me hurorin pas!
    ne cast djegin vendin!,
    si te ishte kashte…

    Kaq dhe mendohu!
    ne ke koqe grur…
    se me ne do digjen
    dhe te tute,ne furre…

  • Po bllokimi i veprimtarise se Pallatit te Kultures duke e pushtuar Ate nepermjet nje Grupi me drejtim nga Athina, duken kryer nje akt te dukshem dhunimi te se drejtes qe qytetaret permetare te kulturohen nepermjet nje institucioni te ngritur enkas qe ne vitet 60-te, a nuk perben nje akt vandalist antiqytetar, antikulturor dhe tashme qartesohet edhe si akt antikombetar?
    Perse lejuat te vazhdonte gjate, zotnia kryeminister-ne ikje, i debuar me me shume se 2/3 e votuesve shqiptare, ky dhunim i demshem per Kulturen e djepit te Kultures Kombetare Shqiptare?
    Prononcimi juaj persa i perket debimit me force te atyre qe e kishin zaptuar me force kete institucion, tregon qarte veprimin rrenues te qellimshem te ndjekur prej Teje dhe klanit tend ne dem te interesave kombetare dhe te shumices se shqiptareve. Krahasimi i veprimit te Permbaruesve me ate te Rinise Komuniste ne vitin 1967-ku beje pjese edhe vet, bile edhe me teser partie, pasi ti perben rast te vecante : – je pranuar ne PPSh si antar i saj ne moshen 18vjec?!, ne aksionin e madhe per te pasur vetem nje Fe nder shqiptaret: – Shqiptarizmin, eshte i qellimshem dhe tejet i poshter. Ne veprimin e Permbaruesve u zbatuan ligjet e shtetit shqiptar, pra nuk u shkaterrua asnje objekt besimi dhe kulti, sepse nuk egzistonte nje i tille. Boll ju lepive qarqeve antishqiptare, ashtu sic edhe bere me doren e Janullatosit- te derguarit kryesor te ketyre ne Shqiperi!
    Ortodokset permetare dine te dallojne priftin e tyre nga prifti i konvertuar nga muslimanet dhe Janullatosi, ndaj i rrine larg sepse edhe nuk harrojne veprimin e grabitjes se eshtrave ne Kosine, te po kesaj agjenture greke antishqiptare.
    Ka ardhur koha te largohet Janullatosi, personi kryesor qe dirigjon veprimet pro greke dhe antishqiptare ne Shqiperi. Ka ardhur koha te zbatohet testamenti i Fan Nolit, per vendosjen plotesisht te Ortodoksise shqiptare ne interes te Shqiptarizmes.

  • sali boko harami kete titull do marresh pas 1 shtatorit o budall o baba gjysh mjer niperit ke kan gjysh normal te gjithe malokaret i mesojne nipat e mbesat me ket lloj kulture o turpi i vuqidolit o klysh kurve o klysh kopili

  • Faktet tregojne se ku ka shtet grek dhe kishe ortodokse,shqiptaret ortodokse kane frike te thone se jane shqiptare,dhe shqiptareve jo ortodokse i pret genocidi si dikur ne Cameri.
    Sot me nderhyrjen e shtetit grek,po kuptojme se ku ka kishe ortodokse shteti grek i jep vetes te drejten per te nderhyre.Keto fakte i ka patur parasysh dyshja NOLI-ZOG,te cilet u investuan dhe krijuan Kishen Autoqefale Shqiptare,te cilen me lejen e shumices te politikaneve ekzekutive te ketyreve 23 vjeteve te fundit e perdhosi dhe uzurpoje nje person qe se lidh asnje ndjenje poziteve me Shqiperine,por qe ka qene,eshte e do te jete i lidhur koke e kembe me ato grupe te vendeve fqinje,qeverite dhe ushtrite e te cilave,kane,jane dhe do te punojne per shuarjen edhe te kesaj Shqiperie e cila ka aktualisht 1/3 e territorit qe i ka caktuar Zoti,per te jetuar.
    Shteti dhe pushteti yne duhet te marrin shembull nga shtetet fqinje me Ne,ne menyren se si punojne per te shtrire interesat e tyre ne kurriz te interesave Tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *