Salvini: Census për romët!

Ornela
ROME, ITALY - JUNE 13: Matteo Salvini during the oath of the Vice Presidents and Subsecretaries at Palazzo Chigi on June 13, 2018 in Rome, Italy. The Italian Government is completed by the appointment of 39 Under-Secretaries and 6 Vice-Presidents.(Photo by Simona Granati - Corbis/Corbis via Getty Images,)

Ministri i Brendshëm populist italian, Matteo Salvini ka ndezur debate të reja në vend, me pretendimet për një census të komunitetit rom, i cili mund të çojë drejt deportimit të personave që nuk janë shtetas italianë.

Pas një rrebeshi kritikash, kreu i “Lega Nord”-it u justifikua duke thënë se qëllimi i tij është mbrojtja e fëmijëve romë. Që kur partia e drejtuar prej Salvinit erdhi në pushtet këtë muaj, bashkë me “Lëvizjen 5 yjet”, ai vet është fokusuar ndjeshëm tek emigracioni dhe javën e kaluar ngjalli polemika të mëdha brenda e jashtë kufijve me vendimin për t’i bllokuar hyrjen në port anijes “Aquarius” me 629 emigrantë në bord.

Komentet e bëra mbi romët, sidoqoftë u hodhën poshtë nga zëvendëskryeministri dhe kreu i “5 yjeve”, Luigi Di Maio, që e përshkroi një census të tillë si antikushtetues.

“Do të kemi një regjistër”, ishte deklarata e Salvinit, që këmbëngul se pjesëtarët e komunitetit në fjalë, të cilët nuk kanë të drejtën të qëndrojnë në Itali do të dëbohen, “por romët italianë – u shpreh ai, – fatkeqësisht do të na duhet t’i mbajmë”.

Grupet hebreje nxituan ta përshkruanin një projekt të tillë si reminishencë të ligjeve raciste të Mussolinit në vitin 1938.

“Refugjatët dje, romët sot, nesër armët për të gjithë, sa e lodhshme të jesh i keq”, shkroi në Tëitter Paolo Gentiloni, kryeministri i qendrës së majtë i cili e drejtoi vendin për dy vite.

Deportimi i më shumë se 500 mijë emigrantëve është pjesë e programit të partisë së re populiste të Italisë, që po shqetëson gjithmonë e më shumë bllokun europian.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *