Është miratuar nga Parlamenti i Kanadasë ligji që legalizon marijuanën në të gjithë vendin.
Ligji është miratuar ditën e martë me 52 vota pro dhe 29 kundër.
Ky ligj kontrollon dhe rregullon mënyrën se si kjo drogë mund të kultivohet, shpërndahet dhe shitet.
Kanadezët do të mund të blejnë dhe konsumojnë kanabis ligjërisht duke nisur që nga muaji shtator.
Pas Uruguajit në vitin 2013, Kanadaja bëhet vendi i dytë në botë që ligjëron kanabisin.
Zotërimi i kanabisit u konsiderua krim për herë të parë në Kanada në vitin 1923, por që nga viti 2001 lejohet përdorimi mjekësor i marijuanës.
Në vitin 2015 mendohet se kanadezët kanë shpenzuar 6 miliardë dollarë kanadezë (4,5 miliardë dollarë amerikanë) për kanabis, pothuajse aq sa kanë shpenzuar edhe për verë.
l.h/ dita

O ram legalizoje kanabisin ne shqiperi se eshte ilac qe sheron shume semundje dhe vendi yne ka kualitetin me te mire ne bote, se ka klimen. Eshte mire per ekonomin