Zbulohet vjedhja me armë, autorët ndodhen në burg

Dita

Një vjedhje me armë zjarri, e cila ka ndodhur më 15 shtator, është zbardhur nga Policia e Vlorës.

Dy persona kanë vjedhur me armë zjarri shtetasin me inicialet D.H. nga Samatica e Beratit, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin “Benz”.

Ka qenë kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale ajo që ka siguruar prova ligjore, të cilat kanë identifikuar si autor të dyshuar 43-vjeçarin Lulzim Demiraj, banues në Vajzë të Vlorës, dhe 36-vjeçarin Zini Fyraj, banues në Sevaster të Vlorës.

Aktualisht dy shtetasit e mësipërm po vuajnë dënimin “arrest me burg” në IEVP Fier, për veprën penale ”Vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim”.

Ata janë autor të vjedhjes së pikës së këmbimit valutor në Fier, ku mbeti i vrarë Agur Vrenozi, i cili ndërhyri për të ndihmuar pronarin e pikës së këmbimit.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *