Real Madrid ka realizuar një tjetër blerje për këtë merkato vere.
Kjo skuadër e ka nisur përforcimin e saj nga porta duke blerë ukrainasin Andriy Lunin të Zorya Luhansk, i cili është 19 vjeç dhe karakterizohet nga gjatësia e tij (1.91 m).
I kërkuar nga Liverpool dhe Roma, blerja e tij u mbyll për 8,5 milionë euro plus bonuse.
Mediat sportive spanjolle thonë se blerja e këtij portieri nuk e pengon afrimin e Alisson Becker nga Roma, i cili do të vijë për të luftuar për një vend titullari me Keylor Navas.
Ndërsa Lunin do të jetë portier i tretë ose portier i parë te ekipi i dytë i Realit.

s.a/dita
