Reforma parlamentare, Celibashi: Do i japim PD-së atë që nuk na dha ne

redaktor

Socialistët do ti rikthehen çështjes së reformës parlamentare, duke miratuar kërkesat që iu mohuan kur ata vetë ishin në opozitë.

Në intervistën e parë pasi u emërua Ministër për Marrëdhëniet për Parlamentin, Ilirjan Celibashi, deklaron se mazhoranca e majtë do të mbyllë të gjitha ndryshimet  në rregulloren e parlamentit, për të garantuar një veprimtari kuvendore në përputhje me kushtetetuën.

Çka do të thotë  se socialistët do të  garantojnë votimin e dekreteve të presidentit në mënyrë të fshehtë dhe kohë të barabartë, diskutimi liderit të opozitës me kryeministrin në seancë plenare, pika për të cilat, legjislaturën e kaluar grupi i punës për reformën parlamentare nuk ra dakord, pavarëisht 4 muajve punë.

Ilirjan Celibashi, ish kryetar i KQZ-së, tashmë  edhe në kostumin e anëtarit të ekzekutivit të ri, deklaron se misioni i parë që lidhet me KQZ-në, është rikthimi në legjitimitet i këtij institucioni, dhe për këtë duhet një marrëveshje politike.

Në intervistën për “Ora News”, Ilirjan Celibashi tha se ministrat e kabinetit të ri qeveritar, janë ende duke punuar dhe hartuar projektin e dikastereve që ata do të drejtojnë, por e sigurt është se e majta do të garantojë një qeverisje ndryshe nga ajo e 8 viteve që lamë pas./ora

Share This Article
4 Comments
    • psh Ndryshimi qe sjedh e majta nuk eshte qe te hakmereme per gjerat qe na kan mohur po per te kryer gjera qe i sherbejne vendit ne keto momente dhe per ti cuar gjerat drejt integrimit .

  • Z.Cekibashi koha evulon kaq shpejt sa Juve si pozite ju del detyre qe te ndryshoni kushtetuten e presidenti te zgjidhet nga populli e jo nga ai parlament qe s’ka asnje te drejte te vazhdoje te zgjedhe president te tipit Berisha,Nishani e kompani.Ecni me kohen se ajo nuk pret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *