Kur jeni me sezon provimesh është e rëndësishme që të konsumoni një shumllojshmëri ushqimesh të shëndetshme. Ka disa ushqime që mund t’i ndihmojnë studentët në lidhje me studimin, veçanërisht tani që është edhe më nxehtë. Shumë studentë përdorin kafe kur studiojnë, pasi mendojnë se kafeja rrit përqendrimin e tyre për më gjatë.
Në fakt, duhet të dini se kafja nuk shkakton asgjë tjetër, përveç ankthit dhe pagjumësisë. Në këtë periudhë duhet të përdorni vitamina dhe ushqime të pasura me fibra. Duhet të konsumoni ushqime të pasura me substanca qetësuese, të tilla si: oriz, makarona, bukë, qepë, marule, vezë të ziera, djathë të freskët dhe kos.
Edhe një çaj bimor është qetësues me pak mjaltë. Konsumoni fruta, si: pjeshkë, kumbulla, qershi dhe kajsi. Nuk duhet të konsumoni ushqime të kripura pasi nxisin etjen. Nuk duhet të konsumoni as ushqime të rënda, të pasura më yndyrë.
Në vend të këtyre ushqimeve, preferohen ato që janë të pasura me triptofan, një aminoacid që nxit prodhimin e seratoninës, duke shkaktuar relaksim. Në këtë mënyrë shmangni edhe lodhjen që ju shkaktohet. Në darkë duhet të konsumoni perime, djathë të freskët, vezë të ziera, mish dhe peshk.
Marulet, hudhra dhe qepa janë të shkëlqyera, për t’u qetësuar nga ankthi dhe nervozizmi.
p.k/dita
