Komuniteti i arkitektëve dhe urbanistëve këmbëngul se ndërtesa aktuale e Teatrit Kombëtar është plotësisht jashtë kushteve teknike për të funksionuar më si një godinë publike ku mund të jepen shfaqje. Inxhinierja Dëshira Mena në një intervistë televizive u shpreh se godina e teatrit është tërësisht e degraduar dhe nuk jep asnjë garanci për jetën e aktorëve dhe spektatorëve që ndjekin shfaqjet. Inxhinierja Mena theksoi se janë një sërë faktorësh, të cilët kanë ndikuar në degradimin e godinës, e cila nuk qe ndërtuar për t’u bërë teatër.
“Ne kemi një objekt, i cili është i gjallë, ka një aktivitet të tijin që funksionon në ato kushte. Ka një ngarkesë shumë të madhe të instalimeve, kushtet aty janë të vështira. Aty s’duhet të neglizhohen problemet teknike. Nga pikëpamja inxhinierike teatri është tërësisht i degraduar. Kur ne themi garanci për godinën jo vetëm të qëndrojë në këmbë, por të mbahet dhe të funksionojë nga ana teknike. Sistemi i mbrojtjes nga zjarri është një sistem i koordinuar, që ka të bëjë me materialet e ndërtimit, sistemit mekanik, sistemin e deduktimit në rast zjarri, pra janë disa hallka që duhet të plotësohen, edhe ndërtesa duhet të certifikohet në bazë të kushteve. Kjo mund të arrihet duke ngritur një grup pune, i cili duhet të vëzhgojë kushtet në të cilat ndodhet godina dhe ambientet teknike. Ambientet e godinës duhet të mirëfunksionojnë që të certifikohen. Në atë godinë nuk ka siguri. Po ashtu nuk ka një nivel normal ndriçimi. Nevoja që ajo ka për instalimet elektrike është shumë e qartë”, tha Mena.

Por pse godina e teatrit kombëtar ka degraduar? Sipas inxhinieres Mena këtu kanë ndikuar shumë faktorë që nga koha e gjatë e ndërtimit dhe materialet e përdorura, ashtu edhe te mungesa e mirëmbajtjes në vite.
“Gjëja e parë është tek mirëmbajtja e here pas hershme, e cila është kosto që duhet llogaritur që në fillim, përveç kësaj dhe pjesa e tranzicionit pas viteve 90 ka pas ndikimin e vet. Ajo godinë nuk ka qenë për t’u bërë teatër, këta faktorë kanë sjellë këtë gjendje sot. Jam njohur me projektin e ri nga afër dhe gjëja më pozitive e bashkëpunimit është se sjellin frymën pozitive të bashkëpunimit. Bashkëpunimi mes strukturave inxhinierike është shumë pozitive. Projekti ri është diçka e mirë. Unë kam një shqetësim që nga pikëpamja inxhinierike ka një detaj, nëse një shfaqje teatrale dështon, publiku fishkëllen, por nëse një projekt dështon, ka një katastrofë. Unë dua që artistët të jenë më mendjehapur, ashtu siç janë kur japin shfaqje, të mos jenë aq strikt”, u shpreh Dëshira Mena.
o.j/dita

Ne te gjithe boten i prishin ndertesat qe kane amiant,per shkak te natyres se tij kancerogjene.Aktoret qe punojne atje ,por edhe publiku,jane te rrezikuar nga kanceri,per shkak te pranise se amiantit ne pllakat e pupulitit.Per kete aresye ajo ndertese duhat çbere nje ore e me pare.
Ku doli qe ne teater ka amiant, e tha lali Dhjeri? U rikonstruktuan me parate publike te gjitha godinat e ministrive dhe askund askush nuk foli per shkaterrim te tyre e as per mungese fondesh, per teatrin cuditerisht na dolen gjithe keto probleme vetem e vetem se duhet me cdo kusht qe toka ti kaloje firmes Fusha sepse tashme ai i ka paguar parate e capaculet e rilindjes i ka zene ngusht.
DHE ne truallin e Tyre ndertohen kulla 60 kateshe
Besoj keshtu eshte ne cdo vend te bites.
Ky eshte nje mashtrim sepse nuk ka objekt qe nuk riparohet e mirembahet por keto qe flasin jane punonjes qe paguhen nga shteti dhe e shesin menderen per 5 leke.
I paguajme me parate tona per te
Na mashtruar ne. Shteti nuk prodhon gje
Kur e sheh keq na vjedh ne edhe ca me shume.
Kjo sepse jemi POPULL TRIM DHE HEROIK
Per kete eshte lene 5 vjet pa Pike investimi.
QE te rilindtte Tani bashke me kullat 60 kateshe.
Shoke ju lutem specifikoni qe shoqja Mena eshte Inxhiniere elektrike pra flet vetem per ate pjese e jo per anen strukturore qe nuk eshte fushe e saj. Mos lini qellimisht Ing. pa specifikuar per ti dhene tager me shume se c’ka. Po deshte cojeni shoqen Mena edhe neper rruget e rrugicat e Tiranes e te shohim se si mund te jetohet ne ate lemsh e rremuje telash elektrike qe kacavirren pa rregull e pa kriter ne shkelje te cdo rregulli sigurie. Pyeteni shoqen Mena a duhet konsideruar Tirana si qytet i pasigurte nga kjo pikepamje?
Për ndërtimin flasin inxhinierët dhe jo militantët e partive. Ai që futet në livadh të huaj rrin atje si gomari në duhan.
Une flas si inxhinier, ti me cfare tagri flet?