Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska.
Toska kalon vettingun dhe rikonfirmohet në detyrë. Vendimi është dhënë parditen e sotme nga trupa gjykuese, Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.
Toska u njoh dje me rezultatin e verifikimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.
Mësohet se gjyqtari Toska zotëron vetëm dy pasuri të paluajtshme, konkretisht një apartament me sipërfaqe 91.44 m2, me vlerë 50 292 euro, blerë me kursime, hua dhe me një kredi bankare si dhe 33% të një apartamenti banimi me sipërfaqe 68 m2, në vlerën 25 000 lekë.
l.h/ dita

Bravo Ilir
Je nder me te miret.