Ndihmoi sirianët për të kaluar kufirin, pranga 41-vjeçarit nga Tirana

Leda Hysa

Një 41-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia , pasi u përpoq të ndihmonte dy shtetas sirianë për të kaluar kufirin.

Edmond Tarja, banues në Tiranë  u kap të mërkurën në fshatin Biranj-Korçë teksa po transportonte me makinë klandestinët sirianë.

Tarja i kishte marrë sirianët në afërsi të fshatit Kapshticë-Devoll, pasi këta të fundit kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *