Një analizë mbi arsyet e Berishës për të radikalizuar e tensionuar situatën politike në vend. Ku mbështetet shpresa e Doktorit për të siguruar pandëshkueshmërinë dhe për të relativizuar korrupsionin. Si po tenton t’i rijoshë gjykatësit dhe lobistët e tij në Perëndim. Pse do përpiqet të shndërrojë problemet në qeverisje në tymnaja anti-korrupsioni. Ministrat e rinj socialistë si “mamuthët e tij të nevojshëm”. A është rivendosja pa kushte e shtetit ligjor, e vetmja formulë që “tredh” strategjinë e përhershme berishiane: mbrojtja më e mirë është sulmi?
Herët a vonë, verdikti moral, politik, ligjor dhe historik i faturohet çdo qeverie. Dhe kjo e PD në ikje, ka vite që është damkosur moralisht (Gërdeci, prona, të persekutuarit, 21 janari, 8 maji etj) dhe historikisht (pakti i ujërave, varrezat greke, vonesat në integrim, Kosova etj). Më 23 qershor asaj iu dha edhe verdikti politik. Tashmë mbetet vetëm ai legal. Por ç’po ndodh ndërkohë? Ndonëse qeveria e PD e di mirë se me ‘thesin’ e stërmadh të abuzimit mbi shpinë ‘këput mish’, vijon edhe në ikje të abuzojë sikur nuk ka të nesërme. ‘Gurët’ e panumërt që hedh në lumë qeveria në ikje – SHQUP, importi i plehrave, asistenca ligjore për administratën etj, duken në këtë këndvështrim si ‘shashka’ për të anashkaluar apo arkivuar abuzimin unik të Gërdecit, 21 janarit, marrëveshjes detare, shpërdorimit të buxhetit etj?
Mbrojtja më e mirë është sulmi, si traditë Berishiane
Qasja politike tradicionale e PD ‘mbrojtja më e mirë është sulmi’ ka gjasa të aplikohet sërisht dhe sezoni i ardhshëm politik pritet i tensionuar. PD është në kërkim të alibive për radikalizim të qëndrimit të saj, duke spekuluar edhe me referenca ndaj ish-opozitës së majtë. (kjo e fundit, ndonëse u ballafaqua dhe me ekstreme si Gërdeci, 21 janari, 8 maji, dhënia e ujërave, përmbytjet në Shkodër etj, nuk i hodhi ‘benzinë’ zjarrit duke vënë interesat partiake në plan të dytë).
Ilustrim i ‘sherrit’ me zor është dhe fakti se në krye të PD dhe si konfirmim i vijimësisë, emërohet një individ emblemë e akuzave për abuzimin e djeshëm, një ‘tabelë qitjeje’ kjo që serviret enkas për ta futur kauzën anti-korrupsion në shtratin delikat të politikës dhe sensibilitetit që ajo bart.
PD po përpiqet të mundësojë alibinë e ‘dy duarve për një kokë’ si prelud i radikalizimit destabilizues me pasojë bllokimin e reformave dhe integrimin drejt BE, të cilat më pas do të mund të serviren si akuza ‘zyrtare’ për antagonizëm pa limit ndaj qeverisë së re. Sikundër në të shkuarën (1992, 97, 98, 21 janari etj), tensionimi politik është një strehë e maskarenjve, një precedent ky që i shkon për shtat edhe gjeopolitikës antishqiptare në rajon.
‘Asat’ nën mëngë të PD-së
Nëse përjashtojmë skenarin e naivitetit politik, kuturisja e qëllimshme e qeverisjes së PD në abuzimin pa fre, mund të hamendësohet ose si:
(a) iluzion për ‘kal Troje’ dhe provokim të kohezionit qeveritar
(b) ose si siguri nga kapja e pushtetit gjyqësor,
(c) shpresë për mbështetje prej partnerëve klientelistë në perëndim,
(d) alibi për radikalizim opozitar me synim shndërrimin e abuzimit në tabu dhe ‘kuti pandore’
a – Me efektin ‘kal Troje’ ajo synon sabotimin apo dekurajimin e hetimit të abuzimit ‘blu’ përmes ‘mosdakordësive’ në teknikalitete, mjete, afate për realizimin e tij etj. Diversioni i PD dhe stisja e ‘mollës’ së sherrit në qeverisje do të synonte cenimin e kohezionit të rilindjes, demoralizimin e qeverisjes dhe zhgënjimin në elektorat. Kjo, e kombinuar me agresivitetin opozitar, do të ishte recetë për pamundësi qeverisjeje normale, pale më të hetimit të abuzimit ‘blu’.
b – Integriteti i gjyqësorit përbën një tjetër argument të debatueshëm që mund të komplikojë odisenë e ndëshkimit të korrupsionit elitar – në mos u mbylltë gjykimi pa u hapur për procedurë, verdikti mund ta shfajësojë atë duke e lënë fajin jetim. Kjo nuk ka përse të dekurajojë përpjekjet e qeverisë për denoncim të abuzimit të djeshëm, vetë apo duke u hapur udhë të tretëve (entitete apo individë privatë të prekur prej abuzimit qeveritar), si detyrim ndaj elektoratit por dhe për mos paragjykim apriori të pushtetit gjyqësor.
c – Bazuar në të shkuarën, PD llogarit në krah të saj edhe qëndrimin e syresh partnerëve në perëndim që, për klientelizëm apo thjesht mirëbesim, do të shfaqnin sensibilitet ndaj ‘kauzave’ opozitare deri në interpretim të përpjekjeve për ndëshkim të korrupsionit si intimidim ndaj opozitës, pasuar me ndërhyrje direkte apo indirekte, politike apo zyrtare ndaj qeverisë së re.
Lobingut PD-ist, qeveria e re duhet t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë (rasti Blair dhe përkimi me publicitetin në BBC i aneksimit të SHQUP), duke mos u kompleksuar apriori ndaj të huajve, veçanërisht kur i mbahet iso ‘kauzës’ të të përfolurve të Gërdecit, 21 janarit etj.
d – Episodet e llojit SHQUP, përtej interesave të biznesit dhe qasjes ‘nuk kemi çfarë humbim’, tentojnë, më së paku, të fitojnë kohë qoftë për të shpikur ‘kauza’ dhe spostuar vëmendjen nga abuzimi elitar, ulur pritshmërinë e publikut (të kënaqurit me pak), demonizuar qeverinë në rastin më të parë që i shket ‘këmba’ asaj, demonstruar apo bërë ‘provat teknike’ të radikalizimit opozitar duke i këputur ‘kokën maces’ për gjëra dytësore me qëllim dekurajimin e hetimit për abuzimin real që i vë përfund etj.
Ndarja me të keqen
Shoqëria bëri histori me verdiktin elektoral. Tashmë pritet që edhe qeveria e Rilindjes të bëjë të njëjtën gjë ndaj pritshmërisë për drejtësi. Dhe këtu media ka rolin e saj. Analizat rozë apo titujt grotesk për rekorde pllaquritjesh në ujë të Berishës apo përsiatje dhe llomotitje të tij në FB nuk janë ato që shoqëria pret. Ndarja me humor me të keqen nuk është surrogat për drejtësi. Përballë një opozite paskrupuj në pritje, alternativa nuk është as rënia në nivelin e saj, as provokimi apo intimidimi prej saj por aplikimi strikt i shtetit ligjor. Pa denoncim të abuzimit, bëhesh preja e rradhës e tij dhe me ëndrrën e rilindjes në sirtar, humbësi i qershorit, rishfaqet paradoksalisht si fituesi real.
Duke zhbërë ‘detantën’ e pandëshkueshmërisë në tranzicion dhe duke sanksionuar precedentin e denoncimit të abuzimit pa dallim, mazhoranca e re do të jepte një mesazh të qartë të distancimit prej abuzimit edhe brenda radhëve të saj. Në emër jo të hakmarrjes por shtetit ligjor që rilindja sot ka shans ta fillojë. Në mos e bëftë vetë sot, do ja bëjnë të tjerët mot.

Ndoshta Nishani ka vene ne nisha gazetari Mero Baze, per ti bere detyrat karshi shefit te tij, ne menyre bindese, por se di Nishani se shefi i tij, e zboi, e hodhi ne ere, e syrgjynosi, e kercenoi, por se mposhti gazetarin Mero Baze.
Ndoshta Nishani kujton se po denoncoj gazetarin Mero Baze, se i duket si kafshate e lehte, por harron Nishani se te besh nishan tek Mero Baze, te ze tartakuti dhe atehere duhet te mendosh se si do ta japesh dorheqjen, me turp, apo me zbythje.
Prokurori i telefonon Bazes, se e di qe Baze eshte kafshate qe skaperdihet, por kete vetem presidenti handikapat se ka kuptuar.
Te shohim cdo te sjelle e nesermja, megjithese jam ne pune dhe ndoshta ne darke do te shoh reagimet.
kurre mos i pafsh me lajmet
Mero Baze e beri detyren nr 1 e mposhti Sali Ramallah Berishahan.Per mua ai eshte nje hero sepse,luftoi kunder nje mafje te ngritur ne pushtet.Beri nje lufte te pabarabarte dhe prape fitoi.kete radhe ka fituar e mira mbi te ligen.Tani ka detyren me nr 2;te mposhte berishizmin,cancerin qe do te na lere edhe shume kohe larg demokracise qe pretendojme qe te ndertojme.kjo ka per te ardhur me zvendesimin e lules ne menyre demokratike nga forca e vet politike e quajtur PD.Kjo force ka per tu bere progresive e europiane vetem pas eres Lule.per kater vjet Shqiperia ka per te patur nje opozite politike qe do te perfaqesoje nje bande te shpartalluar.Ec Mero se kam besim se do ti arish keto objektiva madhore.Ata tani jane bere qesharake.por paqesisht nuk duhet te lejohen te behen agresive.
ti paske qyfyre jo vetem te tema por edhe ketu te dita. jo vetem qe ben sikur na njeh me aktivitetin dhe qendrimin e nishanit por na tregon edhe aktivitetin tend privat. po i behet vone kujt per opinionin apo qendrimin tend idiot e rracist o analfabet funksional.
O davidi, akoma mendon se te krijoi Mikelanxhelo, jo mor trap, je kriju ne rreze te ndonje ferre dhe nena parti e shefit tat, ta dha nje baba.
Mos eshte edhe kjo qe te shkruajta qyfyre?
o horr bulevardi o kelysh i edi rames..provojeni ta luani nishanin por do ja u bejme si ne 14 shtator 98
Po…kam frike se me 21 janar keni hapur nje shteg te gabuar qe ju bie ne koke.Kesaj radhe mbajini bythet drejt.Berisha vdiq.Ruhuni mos ju mare me vete.
Mos keni ndermend te vrisni ndonje nga tuajet dhe tja merrni kufomem per ta shetitur neper pazar, sme plas fare se edhe po vraet do vrisnin ndonje qen nga pazari juaj. Po te doni hidhjani kufomen ne lane, se ska per ta prek njeri.
Merua u bie ne koke ketyre plackitesve, mos te kruen me Meron se kane per te humbur dhe do humbasin pa kushte.
Mendoj se Gazeta e Mero bazes TEMA ka diskretituar ashper korrupsionin,por edhe figuren e Berishes!
Mendoj se medjet ne demokraci kan nje rol te rendesishem,kur investohet edhe ne nje rezikshmeri te larte,duke mar parasysh se bandat korruptive shteterore jane te lidhura me krimin e organizuar!
Per sa i perket komunikimit,ne komentet e qytetarve te shqiperise apo Kosoves ,Maqedonise Online brenda dhe jasht vendit,le shum e shum per te deshiruar???
Kjo menyr komunikimi,ne nje liri qe i kalon permasat e nje demokracie,por do te thosha qe i perket nje Anarshie duhet te ndalohet,per shum e shum shkaqe?
Autoret e komenteve,nuk dihen ne radh te pare se ne cfar moshe jan,dhe nuk mundet te debatosh kur nje 20 ose nje 25 vjecar fillon bindjet e para politike apo relegjioze ne nje liri te tille,ku nuk ka kufi dhe nuk i njeh ligjet e shtetit dhe menyren e komunikimit ne gjuhen zyrtare e te shkruarit apo te menduarit,qe te paraqes kulture ne medjet shqiptare!
Me sa kam kuptuar ne kto platforma te medjes,gjat ktyre 8 vjetve te fundit esht per te thene se me teper ka karakter fitimi,nga te klikurat Online,se sa karakter edukativ apo menyren e denancimit te figurave korruptive,gje qe me shqetson me shum se sa duhet ne vazhdimsin e mbarvajtjes se nje shteti,kur pothuajse ne gjith medjen lexon se cdo gje ka perfunduar,nga ky shtet,qe cdo dit tronditet nga nje popullate qe nuk ka dashurin e duhur mes vetvetes!
Kjo tregohet se ne kemi nevoje per nje ideologji te perbashket,ku njeri ja fut peles e tjetri patkoit,pra kushdo qe te vihet ne krye te ekzekutivit,perseri do te kemi divergjenca!
Keto divergjenca jane ktu e 100 vjet,dhe jemi si nje cift i martuar,por shikojm gra e burra te tjere,dhe nuk e besojme besnikerine e krevatit,kur njeri i kthen kurrizin njeri tjetrit!
Kjo menyre jetese dhe te menduari,te ben qe nje dit ti thuash Gruas apo burrit se nuk mundet te kesh kenaqsi,kur rin me nje dru ne krevat!!
TY, O JAR MUSTAQELLIU,
DO TË DJEGË VET SALIU….
-Në vend te Komentit –
Jar-o, po te behet “varri”,
Se ty Jar Mustaqelliu,
Po te djeg vet i Marri
Po te djeg vet Saliu…
Do të djegë vet Saliu
Ndaj të perdor si Zagar,
Të ndërsen kunder Shumices
Jar, o Jar, o more Car!…
Do te djeg vet Saliu,
Ndaj të dha para me thes
Ndaj te vuri President,
Kur ti duhesh, do te dhjesë…
Jari, Jari tar nana,
Karnavale si ty s’ka,
President, mos bëj shaka,
President, o Tralala!…
Baca qimen e nderron,
Po zakonin se harron,
Baca kerkon marjoneta,
Siç je ti edhe Odetta…
Baca i bie ne nje vrimë,
Kur s’të do të quan Horr,
Ty Jar të perdor Viktimë,
Gjoja po të bëjn Terror…
Se i Marri eshte nje Plehrë,
Nuk te desh për Shqiperinë,
Por te do te ket Kapterr,
Dhe te punosh per Salinë…
Jar-o, po të behet “varri”,
Se ty Jar mustaqelliu,
Po te djeg vet i Marri,
Po të djeg vet Saliu…!
Presidenti Nishani duhet te dali ne kempe per arsye shendetesore!
Dorheqja do ishte akti mai i mire dhe qe doi bente nder vete z.Nishani.
Nishani ka hypur ne kalin e Berishes!ka gabuar rende per veten e vete,do mbetet ne historin Shqiptare si presidenti ma qesharak.
Do thone nji dite Nishan e Nishanli c’fare i bane vetes tane.
Ti si shkove mbase Berishes,tuje e dite kushe ashte Saliu
Tashe ja pashe ti hajrin vetes.
Kjo situate absurde e krijuar ne momentin e nderrimit te pushteteve kerkon nje analize te ftohte per te ç’aktivizuar te gjitha “minat lundruese” qe rregjimi ne ikje ka mbjelle ne çdo shteg te parcelave me “hashash” qeveritar….. Shume prej tyre jane lehtesisht te dukshme dhe mjafton ti vendosesh nje tabele me mbishkrimin “zone e minuar”( Presidenca, prokuroria, kushtetuesja, gjykata e larte etj) Keto duhen lene qe te piqen ne zjarr te lehte pasi me shume mundesi u plasin ne dore vete perdoruesve te trembur ne palce dhe ç’aktivizimi i tyre kerkon shume energji juridike per ti neutralizuar.
Ka te tjera qe jane potencialisht te rrezikshme(Lazarati, ShQUP,ndertimet pa leje etj qe kerkojne nderyrje radikale me specialiste te zote duke ja varur ne qafe vete perdoruesit ….
Per mos te folur per “minat” brenda radheve te socialisteve (tipo Gjika ne Vlore, apo LSI)
Po te perifrazoja nje sharlatan, minavenesi kryesor dhe profesionist i luftes guerile do te thosha PERPARA, por me kujdes ……
Mos gjuj te Mero se te ben plumbi rikoshet.
Ça eshte ky prekuror leshi qe merr ne telefon nje gazetar qe ne fund te fundit eshte detyra e tij qe te denancoje korrupsionin dhe nuk ia mban te marri ne telefon ato politikan bushtra qe na moren frymen me abuzime. Kam ik nga SHQIPERIA ne 92-shin dhe do kthehem per gjithmone ne 2013-en ne shtator. Periudha me e keqe per SHQIPERINE ka qene DIKTATURA BERISHIANE.
kujtoni gjithnje se mero deri dje hante ne nje canak me ta dhe me luge floriri biles.
Duke iu referuar artikullshkruesit, mendoj se “Ndarja me të keqen” duhet bërë me vendosmëri nga qeveria e re. Berisha si gjarpri me zile, po mundohet të krijojë pistat e reja nga ku do fillojë dhe konfliktin e tij politik në opozitë. Atij nuk i intereson gjë tjetër veçse konflikti i përjetshëm me kundërshtarët. Përvetsimet dhe episodet me pronat shtetërore apo plehrat, apo sulmet ndaj qeverisë së re akoma pa u ulur në karriket qeverisëse, janë disa tema të nxehta, të cilat pashmangshmërisht të çojnë drejt konfliktit. Të gjitha këto si dhe të tjera që ka ruajtur ai si asa në mëngë, janë si ushqimi i helmuar që ky gjarpër po i lëshon qeverisë së re për t’iu vërsulur që ditën e parë nga karriket e opozitës, për ti treguar qoftë dhe ndërkombëtarëve se qeveria e re po i persekuton dhe nuk po respekton opozitën! Se gjoja pozita po hakmerret kundër tyre dhe se ata nuk mund të ushtrojnë rolin e tyre konstruktiv me një qeveri të tillë, që bile iu ka vjedhur dhe votat!
Skenarët berishianë janë nga më helmuesit, më hileqarët, më destruktivet. Njeri që nuk formulon një fjali nga kryefjala deri tek kallzuesi dhe pjesët e tjera të ligjeratës i lë rrugës. Vallë e bën nga paaftësia gjuhësore apo nga pathollogjia? Mbase kjo mund të jetë një temë për psikoanalizën.
Por ne si qytetarë na intereson fakti që qeveria e re, të ndërmarrë hapat e duhura dhe në drejtimin e duhur. Të mos bjerë pre e helmit të lëshuar prej skenarëve “kali Trojës” apo “dy duar për një kokë”. Të mos frikësohet nga dordolecët politikë që “sulmojnë” kur janë vetë ata që duhen sulmuar.
Shpresojmë si qytetarë që qeveria e re të udhëhiqet nga kthjelltësia, vendosmëria, guximi, atdhedashuria dhe jo zhvatja e atdheut, ndëshkimi i fajtorëve dhe jo hezitimi, qytetaria dhe jo arroganca fshatareske, heqja dorë nga fjalori i pisët dhe aspak dinjitoz për qeveritarët e të gjitha niveleve, demostrimi i një kulture të re profesionale dhe qytetare në të gjitha nivelet institucionale. Me një fjalë, ne presim vërtetë ndryshimin dhe largimin njëherë e mirë nga çdo gjë helmuese berishiane.