Ekstradohen dy persona të dënuar për shkaktim aksidenti me pasojë vdekjen si dhe trafik droge.
Interpol Tirana ekstradoi nga Italia 35-vjeçarin Mark Marku nga Mamurrasi, i cili është dënuar me tetë vite burg, vendim i dhënë në vitin 2013.
Ai është dënuar për shkaktimin e një aksidenti me pasojë vdekjen. 35-vjeçari u prangos nga Interpol Roma dhe u ekstradua drejt vendit tonë.
Ndërkohë, po sot u ekstradua nga Greqia shtetasi shqiptar Artan Ago, 41 vjeç, lindur dhe banues në Devoll.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi është dënuar me 5 vite burg për veprën penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
a.s/dita
