Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Berlin me ministrin Federal të Brendshëm, Horst Seehofer.
Me anë të një postimi në “Twitter”, Xhafaj e vlerësoi takimin shumë miqësor dhe produktiv, duke thënë se Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.
“Bashkë me drejtues të lartë të PSH në vizitë zyrtare në Gjermani. Mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e plotë dhe të drejtpërdrejtë që partnerët gjermanë i japin Policisë në luftën kundër krimit. Rikonfirmim i dyanshëm i angazhimit për thellim të bashkëpunimit, tani dhe në të ardhmen
Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe produktiv me Ministrin e Brendshëm Federal, z.Seehofer.
Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.
Dritë jeshile për hapjen e negociatave.
Seehofer në gjurmët e paraardhësit të tij F.J.Strauss. Mirënjohje pafund Gjermanisë mike!”, shkroi në Twitter, Xhafaj.
Seehofer, që është edhe drejtues i partisë bavareze CSU, ka hyrë në në konflikt me kancelarin Merkel.
Konflikti ka nisur, pasi Seehofer ka prezantuar një plan që është kthyer në mollë sherri për CSU dhe CDU.
Sipas planit të tij, azilkërkuesit nuk duhet të hyjnë në Gjermani nëse kanë qenë më parë në një vend tjetër të BE-së.
a.s/dita

Femijet tane do te jetojn ne nje shqiperi me te mire dhe me te sigurt do jetojn ne nje shqiperi Europiane. Suksese
Gjermania dhe europa nuk jane si basha qe shikojn gri. Ta pranojm qe kemi bere shume hapa pozitiv.
Europianet dhe Merkeli duan njerzit e punes dhe jo babalet. Kjo duket nga mbeshtetja qe i kane dhene qeverise ne punet e nisura. Ata qe bejn opoziten duke u sjell si antishqiptare do vazhdojn te bejn opoziten per shume kohe.
Xhafaj, mos beni pazare me hapje qendrash refugjatesh te BE-se ne Shqiperi, ndryshe do jini me te poshter se Sali Berisha