Imazhi i fuqishëm i kopertinës së revistës TIME këtë javë bëri xhiron e botës dhe u pa në sytë e miliona njerëzve.
Dixhitura e kopertinës është “Mirë se erdhe në Amerikë” dhe tregon një vajzë 2-vjeçare që qëndron përballë Presidentit Trump.
Fotografia e vajzës është shkrepur në kufirin amerikan nga fotografi i Getty Images John More gjatë kësaj jave, fill pas momentit ku nënë e bijë u ndanë me forcë.
Historia pas kopertinës

Deri më sot miliona njerëz panë foton e 2-vjeçares.
Kjo foto u shkrep këtë të martë. Fotoreporteri i Getty Images, John More ka vite që mbulon luftëra, epidemi dhe kriza të refugjatëve rreth botës. Kjo është historia sesi ai gjeti vajzën dhe të ëmën e saj pranë Rio Grandes . Fotografia e kthyer në simbol është padyshim një ndër punët më me impakt në gjithë karrierën e tij.
Prej 10 vitesh ai ka fotografuar kalimin e emigrantëve të paligjshëm për Getty Images shpesh herë behej pjesë e emigrantëve që kalonin nga kufiri i Teksasit. E kishte studiuar vërshimin e emigrantëve nga çdo kënd e perspektivë. Dinte shtigjet e tunelet sekrete, kalimet më të sigurta nga Rio Grande dhe pikat më të mira e të sigurta kufitare si dhe protokollet e kufitarëve. E dinte se kur individët kalonin lumin ata gjithmonë vraponin për tu fshehur nga policia kufitare. Por grupet e mëdha që kaluan atë natë që ai ishte në terren u dorëzuan vetë tek agjentët amerikanë. Emigrantët që kërkonin azil ishin me familjet, të rraskapitur dhe të terrorizuar nga udhëtimi i gjatë.
“Ishte errësirë” tha Moore për Ëashington Post “Nata ishte pa hënë, gati e pamundur për të bërë foto”. Por atij i duheshin fotografitë. Kishte pritur gjithë ditën familjet që do të kalonin nga ana tjetër e lumit. Këta njerëz nuk e kishin idenë se çfarë i priste me zbatimin e ligjit më të fundit ku fëmijët ndaheshin në kufi nga prindërit si asnjëherë më parë. Publiku amerikan sapo e kishte mësuar çfarë po ndodhte. Fotografi dhe agjentët e dinin. Vetëm emigrantët nuk e dinin. Zbritën nga varkat në llucë. Moore iu afrua emigrantëve pa që shumica ishin gra me fëmijë. Lexoi në fytyrat e tyre frikë dhe çlirim. Sipas marrëveshjes Moore nuk i lejohej të fliste me këta njerëz. Teksa agjentët i vunë në rresht të sapoardhurit, Moore pa një grua që po i jepte gji foshnjes së saj në mes te rrugës.
“E pashë gruan në sy dhe shkrepa aparatin disa herë”. Në spanjisht gruaja i rrëfeu pak nga historia e saj. Vajza e saj ishte 2 vjeç, kishin udhëtuar prej muajsh dhe ishin nga Hondurasi. Rrugës kishin kaluar shumë peripecia dhe rreziqe. Moore ishin gozhduar në këtë lumë prej 7 orësh pa lëvizur. Mendonte se kishte marrë aq foto sa i duheshin. “Përsëri po mendoja se nuk kam asnjë foto që të përcjellë dramën e një familje që po ndahej”.
Gruaja i lidh kepucët

Agjentët mbyllnin turnin brenda asaj ore dhe ai duhej të kthehej bashkë me ta. E pyeti gruan nga hondurasi nëse e lejonte ta shoqëronte atë dhe vajzën e saj deri në fund të procedurave që do ti kryheshin nga agjentët. Ajo e lejoi. Të gjithë u pyetën dhe u kontrolluan. Kur mbaruan punë më ta agjentët i hipën në një furgon për ti çuar drejt fatit që rezervon sistemi i emigracionit amerikan për ta. Gruaja nga hondurasi zvarriste këmbët drejt furgonit duke pritur radhën të hipte. Në foton e Moore duket sikur po i lidh vajzës këpucët. Në fakt ajo po ja zgjidhte siç parashikon rregullorja, “agjentët e kufirit ti marrin gjithë sendet personale, madje edhe lidhëset e flokëve, rripat, paratë, unazat e martesës madje edhe lidhëset e këpucëve të fëmijëve”. Gruaja i vendosi lidhëset në një qese plastike me mbishkrimin “Siguria kombëtare”.
Moore ishte pak metra më larg, i gjunjëzuar. Familjet e tjera ishin brenda furgonit. Fotografi e dinte se çdo foto që do bënte do ishte e fundit para se të kthehej në dhomën e tij të hotelit, e më pas do merrte avionin për në Konektikat do shkonte në shtëpi tek fëmijët e tij që e prisnin.

“Gjithçka ndodhi kaq shpejtë. Gruaja e uli poshtë vajzën dhe agjenti po i bënte kontroll të trupit. Papritur fëmija filloi të bërtasë. I ndanë nga njëra –tjetra. Moore e bëri foto. Ai e kuptoi që këto ishin fotot që kishte pritur me orë të tëra madje me vite. Imazhet u kthyen në simbole dhe i treguan botës se çfarë po ndodhte në kufirin mes Meksikës dhe ShBA-së. Fotografia u bë virale dhe nxiti zemërim kundër Presidentit të SHBA, Donald Trump, administrata e të cilit kishte prezantuar një qasje “zero tolerancë” ndaj emigranteve dhe refugjatëve që kalonin kufirin jugor të SHBA-ve pa dokumente. Fëmijët e madje foshnjat dërgoheshin në strehëzat e emigracionit ndërsa prindërit vendoseshin në ambientet e paraburgimit.”
Pas kritikave të ashpra për ndarjen e familjeve emigrante Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’i mbajtur të bashkuara familjet emigrante që kalonin ilegalisht kufirin jugor te ShBA –ve./Përshtati në shqip Ballkanweb.
l.h/ dita

Ky kopjoija e Duces, nuk ka dhiumbje, ashtu si te gjithe ata te llojit te ti. Jane keshtu dhe prandaj vetem 2% kane pasurine e gjithe botes dhe te tjeret voajn.
Kapitalizm i qelbur dhe pa llogjike
Vezhgim telegrafik
THIS IS AMERICA !
– Fuqia e pushtetit te katert buron nga liria dhe demokracia… nga e verteta pa frena censure e autonensure!
– Nje foto qe mundi butonshkelesin e armeve berthamore !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
“Time” eshte revista me prestigjioze ne Bote ashtu si “ The New York Times” eshte mbreti i gazetarise boterore dhe CNN maja e mediave vizive….
Aq e madhe eshte fuqia e tyre sa detyruan Ish- Presidentin Richard Nikson te jepte doreheqje te parevokueshme nga posti i tij dhe po te mos ishte ndihma e falja e tij nge pasardhesi i tij Xherald Ford perfundoi edhe ne burg !
Aq e madhe eshte fuqia e shtypit, pushteti te katert, sic quhet ndryshe, sa e detyroi Presidentin Donald Trump te anullonte vendimin absurd dhe antinjerezore te Departamentit te Drejtesise per ndarjen e femijeve nga prinderit e tyre qe ishin futur ilegalisht ne territorin e SHBA-se !
Ku e ka burimin kjo fuqi madhore e shtypit dhe medias !?
Tek e verteta jo tek “fake news” tek rrenat, mashtrimet dhe dizinfirmacioni ala RÍA-GRU ala KGB e “ Perandoria e Djallit” “ “ Evil Empire” qe ne kohen e Qoftelargut e perkthenim ne shtypin e censuruar e autocensuruar komunist si “ Perandoria e se Keqes “.
Vete Qoftelargu i permendte e fshikullonte me qindra here “ Planet, komplotet, intrigat DJALLezore te imperializmit amerikan, socialimperializmit sovjetik e deri edhe atij kinez” ndersa shprehja fantastike e Ronald Reganit “ kreut te imperializmit amerikan “ “ Evil Empire” perkthehej ne “ Perandoria e se Keqes” ne krejt shtypin shqiptar . Tipik “ Fake translation “= Fake News “ !
Fuqia e medias se lire e te pavarur qendron tek mbrojtja e parimeve dhe te Drejtave e Lirive Universale te Njeriut, te sanksionuara ne Nenin Numer Nje te Kushtetutes amerikane per lirine e shprehjes dhe mendimit te lire e te pavarur !
Fuqia e pushtetit te katert ne cdo vend demokratik me SHBA ne krye qendron tek fuqia e demokracise amerikane !
Po te keni dyshim shihni kopertinen e “ Time “ e cila mund te heqe emrin e Donald Trumpit nga cdo mundesi per te marre Cmimin Nobel per Paqe edhe sikur te arrije nenshkrimin e nje Marreveshjeje Paqeje ne Lindjen e Mesme, pas takimit te Singaporit me Kim Jong Un !
Ka me shume shanse per ta fituar ate cmim bashkeshortja e tij Melanie Trump me deklaratat e saj prej zemer Nene e viziten e saj sot ne Qendren e Ndalimit te femijeve te ndare nga prinderit ne Teksas se sa badhkeshorti i saj qe komandon butonat e armeve berthamore te superfuqise boterore SHBA-se !
Cdo gabim ne politike ka kosto teper te larte per gabuesin kushdo qofte ai edhe Donald Trump !
Kete fuqi te medias se lire e te pavarur e shohim edhe ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mali i Zi.
Me shume lexohet e komentohet qofte edhe nje pordhe tek “ Tema” “ Dita”, “ Shqiptarja.com”, “ Pamfleti “ “ Vizion + “se nje bombe ne te gjithe mediat e Kazanit te marra se bashku !
E mos harroni se media e pare qe e bukosi keqazi dhe denoncoi kryeprokuhorin e sterkorruptuar Adriatik Llalla … por edhe Lulezim Bashen e Ilir Meten ishte “ Zeri i Amerikes” !
Nje foto e dhimbshme qe te prek ne shpirt! Bote e eger, e cila ende jeton adoleshencen e saj! Deri kur?
Hitleri qe nje njeri i vogel me urrejtje te madhe te cilen ia nxorri njerezimit!
Trumpi, ( qe nga emri kuptohet se c”eshte),
eshte nj njeri i vogel qe ja ka koqet putini ne dore, me urrejtje te madhe qe po ben gati terrenin qe te veshi nje dite kepucet e hitlerit.
Dy deshtake, me tendencen per te shkaterruar boten!
Shpresojme qe ky i dyti te moas ia arrije dites te kthehet ne hitler!