Trump përgatit takimin me Putin në korrik

Leda Hysa
AFP_U65K5

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot për një takim të mundshëm me homologun rus, Vladimir Putin, në muajin korrik, një takim kokë më kokë që do të ketë një karakter të veçantë, për shkak të akuzave për ndërhyrjen ruse në presidencialet amerikane të 2016.

Ne do të studiojmë mundësitë, për një takim të mundshëm kokë më kokë muajin e ardhshëm me personalitetin më të fortë të Kremlinit”, njoftoi presidenti i Shtëpisë së Bardhë.

Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, John Bolton do të vizitojë javën e ardhshme Moskën për të diskutuar për kushtet e një takimi të mundshëm shkruan Ata.

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel më 11 dhe 12 korrik, përpara se të vizitojë Britaninë e Madhe më 13 korrik, ku do të takohet me kryeministren Theresa May dhe mbretëreshën Elisabeta II.

Në fillim të qershorit, Putin njoftoi se ishte i gatshëm të takohej me presidentin amerikan, duke thënë se shumë shtete, kryesisht Austria, ishin të gatshëm për të mirëpritur këtë takim të shumëpritur kokë më kokë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Rasti i mire per kryetarin e PD, per te siguruar per zgjedhjet e ardhsheme nje foto me presidentin Trump.

    Putin mund tja thote nje fjale presidentit.

    Ne kete menyre dhe PD dhe oligarkeve ruse, Putin u kursen disa mijera dollare qe do shkonin per lobim nepermjet skemave te nderlikuara.

    Senatori Muzin kete here do mbetet pa gje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *