Drejtuesi i një trajleri ka humbur drejtimin dhje për pasojë është përplasur me trafikndarësen.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. Drejtuesi i një trajleri ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndaresen.
Nga përplasja e fortë trafikndarësia është spostuar, duke bërë që një pjesë e mjetit të përfundojë në anën tjetër të rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë policie të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe disiplinimin e trafikut
l.h/ dita
