Mos iu ndani kafesë…

Ornela

Të moshuarit duhet të pinë katër filxhanë kafe në ditë për të mbrojtur dhe riparuar muskujt e zemrës, sipas një studimi. Kafeina, mund të ndihmojë për të mbrojtur enët e gjakut dhe për të sjellë zemrën në gjendjen e mëparshme pas një ataku.

Stimuluesi nxit një proteinë e cila është e nevojshme për rigjenerimin e qelizave të zemrës dhe mund t’i mbrojë ato nga dëmtimi.

Kafeina mendohet se ul rrezikun për sëmundje të tilla si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 etj.

Shkencëtarët gjermanë tashmë mendojnë se kafeina mund t’i bëjë qelizat që rregullojnë arteriet dhe venat më të shëndetshme, duke përmirësuar aftësinë e tyre për t’i rezistuar dëmtimit.

Ata sugjerojnë se kafeina mund të sjellë përfitime veçanërisht tek të moshuarit, zemrat e të cilëve mund të jenë më të dobëta dhe më të rrezikuara nga ataku kardiak.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Nga GODITJA NË ZEMËR thuhet dhe jo ATAKU KARDIAK, Mos e bëni lëmsh Gjuhën Shqipe me terma të panevojshëm Anglo-Grekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *