Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan, pasi është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Opel”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Raportohet se ka humbur jetën shtetasi Sokrat Bodurr, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Bradashesh të Elbasanit.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, por ka qenë tepër vonë për të.
Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit, 48-vjeçaren me inicialet A.D, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
s.a/dita
