Ish-lojtari i kombëtares angleze të futbollit, Gary Lineker ka komentuar sërish fitoren mbresëlënëse të Gjermanisë, me përmbysje rezultati 2-1 ndaj Suedisë, duke përditësuar edhe shprehjen e tij të famshme për “Mannschaft”-in.
Ish-fantazist i Tottenhamit dhe Barcelonës, ai njihet gjerësisht edhe për një prej shprehjeve më të veçanta në botën e futbollit.
“Futbolli është një sport i shpikur nga anglezët. Aty luhet 11 kundër 11, por në fund fitojnë gjithmonë gjermanët”, do të thoshte ai pasi humbi ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalet e Botërorit “Itali 1990”.
Ndërsa pas golit të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit të Toni Kroos, që i dha fitoren Gjermanisë kundër suedezëve, ai e përditësoi këtë frazë.
“Futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 burra vrapojnë pas topit për 82 minuta dhe më pas gjermanët mbeten me një lojtar më pak. Kështu që 21 burra vrapojnë për 13 minuta pas topit e në fund për dreq fitojnë sërish gjermanët”, shkroi ai në Twitter.
a.s/dita

Fitore e merituar.Te gjith shqiptaret kudo kuj jan mbeme u ngriten ne kemebe dhe brohoriten per fitoren e Gjermanise.! Edhe une u bashkova kesaj Brohoritje.!
Kujtuam se kete here, cuditerisht s’do shenonin ne minuten e fundit…por…jo . Ushtaret e “rajhut te trete” edhe pse jane tap topi si individe nuk …ndalen .
Po shqiptaret historikisht per te tjete kane brohoritur , se per vete skemi per cfar te brohorasim .Çpune kemi ne me Gjermanine apo dhe Zvicren qe festojme me shume se dhe vete ata.
Futbollistet Gjermane ,O Lineker jane cuna palestrash ,dhe jo cuna parqesh .