Anglia “terrorizon” Panamanë, 5-0 në pjesë të parë

DITA Online

 

Anglia shkoi në dhomat e zhveshjes me një rezultat bombastik 5-0 përballë Panamasë, vetëm në 45 minutat e parë të ndeshjes së dytë të tyre në Botëror. Performanca e “3 Luanëve” ishte e magjishme dhe një nga më të bukurat e dhuruara në botërorin rus.

Më shumë se dy mijë anglezë brohorisnin në tribuna, pasi panë goditjen me kokë të mbrojtësit John Stones të futej në rrjetë në Nizhny Novgorod.

Kapiteni Kane dyfishoi epërsinë e Anglisë pas 22 minutash me golin e tij të tretë të turneut, duke shpërthyer në një penallti pasi Jesse Lingard u ndalua keq në zonë nga dy mbrojtës.

I treti për Anglinë ishte goli i mahnitshëm i Lingard. Ndërkohë dhjetë minuta para pushimit, Stones shënoi përsëri me një goditje me rreze të ngushtë, pasi përpjekja e Raheem Sterling u ndal nga portieri i Panamasë dhe Kane sërish me një penallti shënoi golin e pestë dy minuta nga fundi i pjesës së parë.

Anglia duket kështu e vendosur për të arritur në fazën e 1/8-ve me një lojë të shkëlqyer dhe vendosmëri të rrallë, të shfaqur në fushën e lojës.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *