194 denoncime për 4 ditë në portalin e PS-së

redaktor

Portali “Stoprrënimit”, i hapur nga Partia Socialiste për denoncimet e ndërtimeve pa leje në bregdet dhe në qytetet e ndryshme të vendit, ka arritur dje shifrën e 194 ankesave.

Nga denoncimet e qytetarëve, 189 prej tyre janë të shoqëruara me fotografi, ndërsa vetëm 5 të tjera janë publikuar me video të filmuara nga celulari.

Bëhet fjalë për ndërtesa të ngritura pa leje, apo për shtesa pallatesh që janë ndërtuar gjatë muajve të fushatës elektorale të qershorit, një pjesë e të cilave janë në proces përfundimi.

Vetëm në qytetin e Tiranës janë denoncuar deri dje rreth 85 ndërtesa pa leje, nga të cilat 5 prej tyre shoqërohen me video amatore të filmuara nga qytetarët. Në faqen e PS-së u publikuan dje, për herë të parë, edhe denoncimet me video dhe publikimet e para i përkasin kryeqytetit, në zonën e Kombinatit dhe Maminasit.

Share This Article
1 Comment
  • eshte renqethese si nuk e kuptojme ,e si nuk u vjen keq per mundin dhe djersen e tyre ,qe e shkelin me kembe ,duke ndertuar pa leje ,dhe nga ana tjeter kerkojne drejtesi c,njeres jemi o zot qe nuk duam t,ia dime ,as per drejtesi as per regull as per disipline .e nga ana tjetr kerkojme te shkojme ne europe qofshim ne qe jemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *