Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Twitter ka uruar homologun turk Rexhep Taip Erdogan për fitoren në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara një dite më parë .
“Urime Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan! Presim vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes Kosovës dhe Turqisë. Dy vendet janë aleatë strategjikë në të gjitha sferat”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Erdogan ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.
Agjencia shtetërore Anadolu Agency raporton se me 95.5% të votave të numëruara, Erdogan fitoi 52.72% të votës kombëtare, me 30.75% të kandidatit kryesor të opozitës CHP, Muharrem Ince.
Në Turqi të dielën janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në të cilat afër 60 milionë votues zgjodhën presidentin dhe përbërjen e re të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë.
a.s/dita

je një ditë me vonesë o vëllai i vogël i erdoganit!!duhej ta kishe uruar që dje,të djelën,në mëngjes!!
si është e mundur që vëllai i madh,katoliku,ai që po luan filmin “2018 viti i skënderbeut”,edvin esat rama,nuk e ka uruar akoma??
Amin
Dil o Ramush dardani trgoi vendin ketij turkoshani.