Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh anëtari i Komisionit të Ekonomisë, Përparim Spahiu, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka komentuar statistikat e fundit për të punësuarit në shtet. Spahiu u shpreh se janë shtuar rreth 14 mijë persona të punësuar në shtet, por nga ana tjetër kjo tregon propagandën e qeverisë për uljen e kostove.
Sipas Spahiut, pakësimi i numrit të ministrive ishte vetëm një manipulim për opinionin publik.
“14,000 persona më shumë, punonjës në sektorin publik në viitn 2017, krahasuar me 2015. Kjo sipas të dhënave të zyrës së statistikave të sigurimeve.
Rezultati?
28,000 halle më shumë për shqiptarët që zgjidhje të vetme kanë emigracionin.
Përgjysmim i numurin të familjeve me ndihmë ekonomike, rritje e punësimit të militantëve të partisë për zgjedhjet e rradhës.
Thjeshtë propagandë me uljen e numurit të ministrive, nga 16 në 11, për gjoja qeverisje të vogël dhe efiçente.
Një llogari e thjeshtë:
400 euro (paga mesatare e nje punonjësi) x 12 (muaj) x 14,000 (numuri i shtuar në dy vite) = 67 Milion euro më shumë paga nga buxheti në vit.
Shifër vërtet e frikshme.
Prandaj dhe zgjidhje e vetme për investime direkte janë PPP-t…
Prandaj s’ka para as për Teatrin me Kulla por, dhe as Kullën me Stadium”, shkruan Spahiu.


Me duket se edhe kete here fajin e ka Saliu, ja ka çue ai ndermend Rames .