Aksident hekurudhor në Austri; 2 pasagjerë rëndë dhe 26 të plagosur

Dita

Një tren pasagjerësh është aksidentuar mëngjesin e së martës në një hekurudhë lokale në Austri, duke lënë dy vagona të përmbysur, dy pasagjerë të plagosur rëndë dhe 26 udhëtarë me lëndime të lehta.

Sipas policisë, mes 80 pasagjerëve gjendeshin shumë studentë.

Aksidenti është shënuar pak pas orës 7 në afërsi të Shën Poeltenit, i cili ndodhet në perëndim të Vjenës.

Treni ishte nisur nga hekurudha e ngushtë lokale e  Mariazellerbahn-it dhe po drejtohej për në Shën Poelten.

Sa i takon shkaqeve të aksidentit, ende nuk dihen.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *