Ditëlindja e çmendur e gjyshes 102 vjeçare

Leda Hysa

 

Si e keni festuar ditëlindjen tuaj të fundit? Sido që të jetë, me siguri, Eva Lewis, nga Hertfordshire në Britaninë e Madhe, e ka festuar të sajën, më mirë… shumë më mirë.

Stërgjyshja ka shënuar ditëlindjen e saj të 102 me “paraglajding”, në ambient të mbyllur. Pensionistja guximtare, që ka lindur gjatë luftës së parë botërore, veshi pajisjet e nevojshme dhe vendosi në kokë një helmetë, përpara se të hidhej në ajër në një tunel me erë.

Lewis ndjeu forcën e erërave me shpejtësi 177 km në orë dhe nuk mund të largonte buzëqeshjen nga fytyra e saj, përgjatë gjithë kohës.

Dita speciale ishte një çështje familjare, me tre gjenerata të gjakut të saj të mbledhura bashkë, i biri, Graham Lewis 75 vjeç, mbesat Dawn Lewis 47 dhe Sally Clarke 44, dhe stërnipin e tij, Felix Lewis, 9 vjeç.

Duket se njëqind vjeçarja aventuriere po e bën zakon që ditëlindjet ti festojë në mënyrë të çmendur. Vitin e kaluar, ajo zgjodhi një aeroplan akrobatik ndërsa për 100 vjetor, u takua me mbretëreshën.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *