Peruja shënoi gol në Botëror pas 36 vitesh që nuk merrte pjesë në këtë kompeticion.
Peruanët arritën ta bënin këtë gjë më në fund sot, në ndeshjen e fundit të grupit C, atë me Australinë.
Amerikano-jugorët fituan 2-0 me golat e shënuar nga Carrillo (18’) dhe Guerrero (50’).
Peruja në këtë mënyrë largohet nga Rusia, por jo me duart bosh.
Futbollisti i fundit peruan që kishte shënuar në një Botëror ka qenë Guillermo La Rosa, i cili kaloi në avantazh skuadrën e tij ndaj Polonisë, në Botërorin “Spanjë 1982”.
Atë ndeshje polakët e fituan me rezultatin 5-1.
l.h/ dita
