Messi: Zoti është me ne

Ornela

 

Leo Messi foli pas fitores së Argjentinës me Nigerinë, triumf që i preu biletën për në fazën me eliminim direkt të Botërorit “Rusi 2018”.

Ylli i Barcelonës deklaroi: “E dija që Zoti është me ne dhe nuk do të na nxirrte jashtë këtij Botërori”.

“Falenderoj të gjithë tifozët që kanë ardhur në Rusi për sakrificën e tyre dhe të gjithë ata që janë në Argjentinë. Kombëtarja është mbi të gjitha”, u shpreh Messi.

Numri 10 i bardhekaltërve theksoi: “Kishim besim që do ta fitonim këtë ndeshje. Është e mrekullueshme mënyra se si e fituam”.

Argjentina përfundoi në vendin e dytë të grupit D, me 4 pikë, duke lënë pas Nigerinë (3) dhe Islandën (1).

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Si ta quajne Zotin ty Lionel? Mos Valle FIFA?
    Po I derguar I tij ne Toke Lionel? Suney Çakirr?

  • “Messi: Zoti është me ne”
    këtu ke të drejtë!!
    të ishte për ju??
    kishit bërë valixhet gati!!
    apo i kishit gati??

  • Zoti eshte me ty ?dmth zoti nuk eshte i mire me njerezit ,perderi sa juve ju do dhe Nigerianet jo..ik bejini duva Cakirit..se te ishte per ju do kishit mbritur ne Argjentine ,dhe bashke me ju dhe drogaxhiu Mradona qe i ra infarkt dje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *