Përplasen tre automjete në aksin Gjirokastër- Kakavijë, dy të plagosur

Dita

Tre automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Kordhocë, në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë.

Sipas policisë është përplasur mjeti tip “Mercedes Benz” dhe dy “Volkswagen”.

“Mercedes Benz” kishte si drejtues një banues në Gjirokastër me inicialet I.B, ndërsa automjetet tip “Volkswagen” kishin si drejtues shtetasin me inicialet B.K nga Tirana dhe shtetasin A.M, banues në Këlcyrë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesit B.K dhe I.B, të cilët ndodhen në spitalin rajonal “Omer Nishani” për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *