Zëdhënësja e KE: Nis puna përgatitore për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Leda Hysa

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian deklaruan një ditë më parë se çelja e negociatave për Shqipërinë është shtyrë për në qershor të vitit të ardhshëm.

Pas konkluzioneve të djeshme, tashmë ka nisur puna përgatitore për procesin.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Komisionit Evropian.

“KE-ja tani e fillon punën e përgatitjeve, siç qëndron në konkluzionet e Këshillit dhe do të vazhdojë të mbështesë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, sidomos në fushën e gjyqësisë, luftën kundër korrupsionit, dhe administratës publike, të cilët kanë impakt të madh mbi jetën e çdoditshme të qytetarëve”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Margarita Shinas.

Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të BE-së, me plotësimin e kushteve të vendosura Maqedonia dhe Shqipëria do të mund të fillojnë negociata për anëtarësim në qershor të vitit 2019.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *