Pas Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, vjen një tjetër gol shqiptar në Kupën e Botës. Blerim Xhemaili, i cili shënon për herë të parë në Botëror, ka kaluar në avantazh Zvicrën kundër Kosta Rikës.
Në Nizhny Novgorod Stadium Zvicra e shqiptarëve ka një mundësi të artë për të siguruar kualifikimin më tej kur të përballet me Kosta Rikën e eliminuar. Në fushë për zviceranët janë edhe tre lojtarët e tjerë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami.
Paralelisht në Moskë luhet edhe sfida tjetër e Grupit E, Brazil-Serbi. Amerikano-latinët kryesojnë 1:0 me gol të Paulinhos. 5 herë kampionët e Botës duan të fitojnë për të siguruar vendin e parë në grup ndërsa Serbia kalon më tej me një fitore duke lënë jashtë Brazilin.
o.j/dita
