Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të enjte të dhënat e fundit lidhur me numrin e pasagjerëve të transportit ajror.
Përmes rrjetit social “Facebook”, Rama shkruan se ka një rritje impresionuese të numrit të pasagjerëve të transportit ajror përgjatë këtyre gjashtë viteve të fundit.
Ai vijon të shkruajë se hyrjet e të huajve në vendin tonë janë rritur në 5 muajt e parë të 2018-s me 9.7% dhe këtë përfundim kryeministri e mbështet në krahasimin e bërë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
s.a/dita

z.Rama leri llogjet ,por lufto dhe veri me shpatulla pas murit koncenionarin e Rinasit qe u merr shqiptareve me shume para per udhetime ne tere Europen. Shteti ka te drejten te kontrolloje dhe te mos lejoje abuzime me cmimet e biletave. Psh ne se nisesh per ne JFK ne USA nga Tirana ,bileta kushton 960-980$, nese nisesh ne Milano per te njejtin destinacion biletat kushtojne 480-570$. Kaq te pasur jemi ne shqiptaret ? Kjo vjen se shtetaret jane te korruptuar dhe ky popull vuan pasojat.