Disa zona të kryeqytetit grek duket se janë përmbytur nga reshje të jashtëzakonshme shiu.
Mbrojtja civile ka raportuar se ka marrë 160 telefonata për ndihmë në zonën e Mandras dhe Nea Peramos-it në juglindje të Athinës.
Mbrëmjen e kaluar janë evakuuar dhjetëra vetë dhe shumë rrugë janë mbyllur.
Sa i takon zonave të përmbytura, mësohet se janë të njëjtat zona ku përmbytjet morën dimrin e kaluar disa jetë njerëzish.
Megjithatë, probleme me reshjet nuk janë raportuar vetëm në to, por edhe në rajonin turistik të Halkidhikisë në veri dhe pranë Larisës në qendër të Greqisë.
s.a/dita
