Ministri gjerman i shtetit për Çështjet e Europës, Michael Roth ka folur në një intervistë për DW rreth politikave të BE-së ndaj Shqipërisë e Maqedonisë.
I pyetur sesi i është dukur vendimi i Këshillit të BE-së për hapjen e mundshme të negociatave në vitin 2019, ai u përgjigj duke thënë se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë një hap mjaft të madh përpara në rrugën e tyre drejt BE-së.
“Miqtë tanë maqedonas-veriorë dhe shqiptarë mund të jenë shumë krenarë. Ata kanë arritur shumë, kanë realizuar shumë reforma, por mbetet edhe shumë për të bërë. Dhe ura që ndërtuam tani deri në qershor të vitit të ardhshëm duhet të jetë mjaft solide që në fund të qershorit të vitit të ardhshëm të dyja vendet ta kalojnë këtë urë drejt negociatave të anëtarësimit për BE.”
Sa i takon argumenteve që sollën vendet si Franca dhe Holanda, të cilat ishin kundër fillimit të negociatave, Roth u shpreh se njëri prej argumenteve nuk kishte fare të bënte me gjendjen në Shkup dhe në Tiranë.
“Ai kishte të bënte me Bashkimin Europian që është i tronditur nga krizat, që është i zënë më shumë me hallet e veta. Ata shtrojnë pyetjen: A ia dalim dot në këto kohëra, kur na duhet t’i shpenzojmë të gjitha fuqitë për të rregulluar punët tona, që të zhvillojmë negociata ambicioze anëtarësimi? Mua nuk më bind ky argument, sepse unë vazhdoj të jem i bindur, se është në interes të të gjithë Europës që Ballkani Perëndimor të mbetet ose të bëhet i qëndrueshëm dhe i ankoruar te shteti ligjor”, vijon të thotë ai.
Roth iu përgjigj edhe pyetjes së mundësive që mund të qarkullojnë për shtyrjen e negociatave.
“Sigurisht, vazhdon të ketë shtete anëtare të BE-së që kanë dyshime se a janë të mjaftueshme përparimet e bëra. Para së gjithash në lidhje me luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar, forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetin ligjor. Prandaj edhe qeveria ime parashtroi një kompromis që u prit me shumë simpati, por tek e fundit unë tani jam i kënaqur që ramë dakord për një qëndrim të përbashkët, i cili duhet parë si inkurajim i forcave reformuese në Shqipëri dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.”
Edhe kriza e refugjatëve nuk mund të kalohej pa u përmendur në intervistën me DW.
“Nuk ka pazare ndërmjet Bashkimit Europian dhe këtyre dy shteteve. Ne ia njohim Ballkanit Perëndimor që deri tani ka bërë shumë për pranimin e refugjatëve, prandaj nëse këto vende tregohen të gatshme për të na ardhur në ndihmë për politikat e refugjatëve dhe të emigrantëve, nuk do të ketë debat në politikat e zgjerimit dhe më duket e padrejtë të ushtrohet presion ndaj këtyre dy shteteve, sepse njëra nuk ka lidhje me tjetrën”, është shprehur Roth.
I pyetur për ato që i duhet Shqipërisë të arrijë, ai tha se Shqipëria është bërë “etalon” me procesin e Vettingut.
“Ky është njëri prej sektorëve. Nëse do të luftohet më me forcë edhe krimi i organizuar, atëherë kjo sigurisht që do ta rrisë besueshmërinë, sidomos te ato shtete që ende kanë rezerva”, shton Roth së thënuri.
Sa i takon situatës së Maqedonisë, ai shprehet se palët përgjegjëse në Shkup duhet ta marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre historike, pasi sipas tij, po flitet për rrugën që do t’i mundësojë këtij shteti edhe anëtarësimin në NATO.
s.a/dita

A KA MORAL GJERMANIA T’I KUNDERVIHET FRANCES PER ZGJERIMIN?
Nje shkrim nga intelektuali.
Du vajza te mitura gjermane u perdhunuan para do kohe nga emigrantet talebane nga Afganistani dhe Iraku, monstra nga Iraku pasi e perdhunoi vajzen e vogel e mbyti me duart e tij. Te dy keta kafshe vrastare te ardhur ne Gjermani si emigrante kur Merkeli hapi dyert gjere e gjate, jane ne liri dhe Drejtesia gjermane i la te ikin nga vendi me thirrjet e Merkelit dhe te dallkaukeve pas saj per “Meshire Kristiane”. Shoqeria civile gjermane eshte ngritur ne alarm per keto veprime te Merkelit dhe brenda Partise se saj Bashkimi Kristjandemokrat po dalin kunder politikes idiote te Merkelit me emigrantet nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika Veriore. Vete Ministri i brendeshemi Merkelit, Seehofer deklaroi se “Merkeli duhet lidhur” ne forme figurative dhe menjehere u takua me kancelarin e Austrise Sebastian Kurtz, me Viktor Orbanin e Hungarise, Xhuzepe Kontin e Italise, etj. nga ku u mor vendimi qe vala e emigranteve drejt BE duhet te nderpritet urgjentisht, por pyetja thelbesore qe mbizoteronte ne kete takim konspirative ishte
SI TE NDALOHEN EMIGRANTET TALEBANE QE MERKELI I FTOI NE BE?
Keta talebane vertet duhen meshiruar, por nga ana tjeter ata nuk kane kulturen e duhur kristjane qe mbizoteron ne BE, jane te paarsimuar, nuk dine kane pare kompjutera, tableta dhe nuk jane te disiplinuar t’i nenshtrohen ligjeve te Demokracie Perendimore, ata kryesisht vijne nga vende ku lufta brenda llojit po ben kerdine dhe feja myslime eshte e vetmja gje qe i bashkon kunder ARMIKUT te perbashket, pak a shume sic ishte ideollogjia enveriste ne Shqypni ne Kohen e Qepes te Partise se Punes. Ne kete kendveshtirm para shoqerive te zhvilluara perendimore te BE-se ka lindur pyetja qe po shqeteson Kontintentin e Vjeter:
A MUND TE INTEGROHEN NE “BE” TALEBANET QE PO MESYJNE NGA AZIA DHE AFRIKA?
Ishte po Gjermania qe aktivizoi Gjykaten e Luksemburgut qe doli me nje vendim ekstradimi jashte BE-se te emigranteve qe vleresohen si “Te papershtatshem” duke autorizuar Gjykatat Vendore ne cdo vend te BE-se qe na kujtojne Gjykatat e Enverit me internimet dhe pashaportizimet qe i mbajne mend shumica e shqyptareve. Ne kete situate te nderlikuar Merkeli ka heshtur para kundershtareve te saj qe i ka edhe brenda Partise, por
KU TE FLAKEN TALEBANET EMIGRANTE TE VJETER DHE SI TE NDALOHEN TALEBANET E RINJ QE AKTUALISHT NUK PUSHOJNE MESYMJEN DREJT VENDEVE TE BE-SE?
Porpozimi erdhi nga Ministri gjerman Horst Seeofer qe eshte nen presionin me te madh nga shoqeria civile gjermane dhe ai tha: “Ne vend qe te paguajme miliona euro per emigrantet ketu ne BE le t’i paguajme keto pare vendeve te origjines dhe syte i drejtuan nga Turqia dhe Libia ku praktikisht jane grumbulluar miliona emigrante ne pritje te gomones apo te kanalit te hapur drejt Evropes. Erdogani e ka bere te qarte poziten e tij me nje kosto financiare te madhe dhe me nje numer frenimi te kufizuar, ndersa Libia refuzoi totalisht.
Ne kete moment vjen edhe propozimi i Kancelarit te Austrise Kurtz, nje djalosh simpatik por qe nga koha kur ishte Minister i jashtem e kishte kuptuar se dipllomacia e llafoqylit nuk eshte mekanizmi i zgjidhjes se problemeve te renda dhe hodhi tezen per grumbullimin e talebaneve ne Shqypni dhe Kosove si vende myslimane te pazhvilluara ,e porte detare dhe qe jane ne nevoje per ndihma financiare per buxhetet e tyre te shkundura. Po Shqypnia nuk pranoi Armet Kimike te Asadit do kohe me pare qe John Kerry i paraqiti me Edi Ramen si “Karamele Bamiresie” me nje propagande te papare, atehere qysh? Nga ana tjeter Kancelari dinak austriak Kurtz e dinte fare mire se Edi Rames i duhej patjeter hapja e negociatave qe te mbante pushtetin e tij te lekundur nga skandalet e shumta te qeverisjes se tij dhe per kete arsye u hodh ne tryeze propozimi:
PRANONI TALEBANET QE TE HAPIM NEGOCIATAT!
Per kete kauze konspiratoret e BE-se derguan ne terrine nates ne Tirane edhe Kryeministrin bullgar Borisov qe u mundua ta kamuflonte misionin e tij me fraza te zbukuruara, por qe te gjithe e kuptuan qellimin e vizites se tij, aq me shume qe ministri i Edvinit, Fatmir Xhafaj ne Gjermani ishte veteofruar per kete opsion te gjermaneve pragmatiste ne detyren e veshtire per shpetuar Evropen dhe Merkelin nga rezili. Mirpo dardha e ka bishtin prapa, sepse konspiratoret e Be-se nuk kishin llogaritur Francen dhe kokefortin Macron qe e mbante mend si perfundoi si “Kokoshi ne nje Thele” paraardhesi i tij, Presidenti socialist Holland pikerisht nga deshira qe te paraqitej ne popull si “Nene Tereza” kur nuk ishte aspak i tille.
KU ESHTE SHQYPNIA NE KETO INTRIGA?
Edi Rama pas shtyrjes se hapjes se bisedimeve filloi kundersulmin e tij dhe deklaroi kategorikisht se Shqypnia nuk do te strehoje talebane ne territorin e saj, pasi me pare kishte heshtur per nje kohe te gjate me fraza “as mish as peshk”.
PO TANI KETEJ E TUTJE?
Une per vete them: “Te presim dhe te shikojme” por kam frike qe kushtet paraprake qe BE-ja i ka vene Edi Rames do te fillojne te shtohen gradualisht.